Jargët e qenit!
Pastrimi i enëve, rrobave dhe trupit, kur përlyhen me jargët e qenit!
• Pyetja e katërt | nr. 17558 | pyetësi thotë:
“Çfarë është gjykimi për jargët e qenit, nëse bien në trupin e njeriut dhe në rroba? Si dhe, cili është gjykimi për rrobat e tjera, që pastrohen me këto rroba në të njëjtën rrobalarëse (në të njëjtit ujë)?”
• Përgjigja:
“Jargët e qenit janë të ndyra, kështu që duhet pastruar enët dhe rrobat, kur bien në kontakt me to. Bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Pastrimi i enës se ndonjërit prej jush, kur qeni e lëpinë atë, bëhët duke e pastruar atë shtatë herë, e para prej tyre me dhe!” | Saktësuar nga shejh Albani në Sunen Ebi Davud 2973 |.
Rrobat kur futen në ujin e pastërt dhe pastrohen derisa të hiqen gjurmët e papastërtisë prej tyre, veçse janë pastruar të gjitha nga papastërtia e qenit dhe të tjerave, me kusht që pastrimi i tyre nga pisllëku i qenit të përsëritët shtatë here, e para prej tyre me dhe, apo me diçka tjetër që e zëvendëson atë. Siç janë, sapuni dhe detergjentet e tjerë.
Prej Allahut është suksesi, ue sal-lAllahu ala nebijuna Muhamed ue eelihi ue sahbihi ue sel-lem.”
• Kryetari: Shejh AbdulAziz ibën Baz
• Nënkryetar: shejh AbdulAziz ibën Alu Shejh
• Anëtarë: Salih elFeuzan
• Anëtarë: Beker Ebu Zejd
• Pyetja tjetër | nr. 21487 |, pyetësi thotë:
“Ne jetojmë në Mbretërinë e Bashkuar, ku njerëzit jo muslimanë mbajnë qenë [Allahu ju nderoftë] me shumicë. Kështu që ndonjëherë është vështirë të kalosh larg tyre dhe ne jemi duke dalur apo vajtur në shtëpi. Konkretisht, kur jemi afër xhamisë dhe e kemi të vështirë të kthehemi në shtëpi, për t’i pastruar rrobat dhe ndërruar ato, pasi i kanë prekur qentë?”
• Përgjigja:
” Në qoftë së nuk është përlyer trupi dhe nuk janë përlyer rrobat nga jargët e qenve, djersa dhe gjaku i tyre, namazi juaj është i saktë! Sepse vetëm fërkimi i qenve për rroba e juaja, nuk i bën të pa pastërta ato. Kështu që, nuk është obligim ndaj jush që t’i pastrosh ato, apo t’i ndërroni!
Prej Allahut është sukses, ue sal-lAllahu ala nebijuna Muhamed ue eelihi ue sahbihi ue sel-lem.”
• Kryetari: Shejh AbdulAziz ibën Baz
• Nënkryetar: shejh AbdulAziz ibën Alu Shejh
• Anëtarë: Salih elFeuzan
• Anëtarë: Beker Ebu Zejd
• Pyetja e dytë | nr. 20251 |, pyetësi thotë:
“Qeni është i ndyrë, prandaj çfarë është e pisët apo fëlliqur tek ai, jargët apo diçka tjetër? Poashtu, si duhet t’i pastrojë njeriu duart e tij shtatë here, e para prej tyre me dhe?”
• Përgjigja:
“Qeni, komplet është i ndyrë, bajga, djersa dhe jargët e tij! Si dhe duhet të pastrohet (me ujë derisa të hiqet) ajo që ai e përlyen, qoftë enë apo diçka tjetër. Kurse jargët në veçanti, duhet të pastrohen shtatë herë, e para prej tyre me dhe apo diçka që e zëvendëson atë, siç janë detergjentet, sapuni dhe të tjerat, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ue sel-lem: “Pastrimi i enës se ndonjërit prej jush, kur qeni e lëpinë atë, bëhet duke e pastruar atë shtatë here, e para prej tyre me dhe.” | Saktësuar nga shejh Albani në Sunen Ebi Davud 2973 |.
Prej Allahut është sukses, ue sal-lAllahu ala nebijuna Muhamed ue eelihi ue sahbihi ue sel-lem.”
• Kryetari: Shejh AbdulAziz ibën Baz
• Nënkryetar: shejh AbdulAziz ibën Alu Shejh
• Anëtarë: Salih elFeuzan
• Anëtarë: Beker Ebu Zejd
| Fetawa Lexhnetud-deimeh 4/196-197 elMexh’muatuth-Thenijeh |
Përktheu: Besim Gjelaj