Interesat (dobitë) e përgjithshme (el-masaliḥ el-murseleh) nuk janë bidat

Interesi i përgjithshëm (el-maslaḥa el-murseleh) është ai interes për të cilin nuk ka ardhur në sheriat as tekst që ta pranojë shprehimisht, as tekst që ta ndalojë. Ai është një mjet për realizimin e një çështjeje të ligjshme.
Shembuj për këtë janë: tubimi i Kur’an-it në kohën e Ebu Bekrit dhe Uthmanit radijAllahu anhuma, hartimi i divaneve, regjistrimi i përfituesve financiarë në divan. Për këto veprime nuk ka ardhur ndonjë tekst në sheriat që t’i urdhërojë drejtpërdrejt ose t’i ndalojë.
Sa i përket tubimit të Kur’an-it, ai ishte një mjet për ruajtjen e tij dhe për të mos humbur asnjë pjesë prej tij.
Në këtë gjë realizohet fjala e Allahut të Plotfuqishëm: إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’an-in dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij” (Hixhr 9).
Ebu Bekri radijAllahu anhu fillimisht u ndal dhe hezitoi kur Umeri radijAllahu anhu ia propozoi mbledhjen e Kur’an-it, dhe i tha Umerit:
“Si ta bëj një gjë që nuk e ka bërë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem?”
Atëherë Umeri tha:
“Pasha Allahun, kjo është e mirë.”
Dhe Umeri vazhdoi ta këshillonte dhe ta bindte derisa Allahu ia hapi gjoksin Ebu Bekrit për këtë çështje, dhe ai u pajtua me mendimin e Umerit.” (Transmeton Buhariu 4679).
Tubimi i Kur’an-it nga Ebu Bekri radijAllahu anhu ishte në fletushka (suhuf), ndërsa mbledhja e Kur’an-it nga Uthmani radijAllahu anhu ishte në një mus’haf të vetëm.
Sa i përket hartimit të divaneve (regjistrave shtetërorë), kjo ndodhi në kohën e Umer ibnul-Hattabit radijAllahu anhu, kur u shtuan çlirimet, u shtuan plaçkat e luftës (ganime) dhe pasuria që fitohej pa luftim (fej’). Atëherë u bë e nevojshme regjistrimi i emrave të ushtarëve dhe të tjerëve që kishin të drejtë në përfitime financiare.
Kjo gjë nuk ekzistonte para kohës së tij radijAllahu anhu. Dhe kjo ishte një mjet për t’ua dorëzuar të drejtat atyre që u takojnë dhe për të mos humbur asgjë prej tyre.
Prandaj nuk thuhet se ka “bidate të mira” duke i krahasuar ato me interesat e përgjithshme (el-masaliḥ el-murseleh); sepse interesat e përgjithshme synojnë realizimin e një çështjeje të ligjshme, ndërsa bidatet përmbajnë akuzë ndaj sheriatit për mangësi, siç është sqaruar më herët në fjalët e Imam Malikut Allahu e mëshiroftë .
Shejh Abdul-Muhsin elAbbad, Allahu e ruajttë!
(elHath-thu ala Ittibais-Suneti ue Tahdhiri min-Bida ue Bejanu Hatarihe f.46-48)
Përktheu: Besim Gjelaj