Imani nuk është vetëm në zemër!

Imani nuk është vetëm në zemër!

Pyetja:

Allahu ju nderoftë, i nderuari shejh. Pyetësi thotë:
“I këshilloj disa njerëz për çështjen e lënies së mjekrës ose për shkurtimin e rrobave (të mos i lënë poshtë kyçit të këmbës) dhe për disa obligime të tjera; por ata më kundërpërgjigjen duke thënë: ‘Imani është në zemër dhe udhëzimi në rrugën e drejtë dhe mirësia janë në zemër’. Cila është mënyra më e mirë për t’u përgjigjur dhe për t’i bindur këta njerëz?”

Shpresojmë nga shkëlqesia juaj që të na këshilloni në lidhje me këtë. Allahu ju nderoftë!

Përgjigjja:

Imani nuk është vetëm në zemër. Sipas Ehli Sunnetit dhe xhematit, imani është: fjalë me gjuhë, bindje në zemër dhe kryerja e veprave. Duhet të jenë të pranishme këto tri kushte.

Kryerja e veprave nënkupton veprimin sipas sunetit – ndër to përfshihet ndjekja e sunetit, si p.sh. moszgjatja e rrobave nën kyçin e këmbës dhe lënia e mjekrës. Këto janë nga veprat e gjymtyrëve.

Thënia e tyre: ‘Imani është në zemër’, kjo është fjala e murxhi’ëve (një sekt i devijuar).

Sa i përket fjalës së të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Imani është këtu” – duke bërë me shenjë drejt kraharorit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tri herë – kjo nuk do të thotë se imani është i kufizuar vetëm në zemër dhe se njeriut i lejohet të bëjë çfarë të dojë nga mëkatet dhe kundërshtimet, e pastaj të thotë: “Imani është në zemër”. Jo!

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka për qëllim se:

Kush ka iman në zemër, ai e zbaton urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe të Madhërishëm, ndërsa kush ka hipokrizi (nifak) në zemër, ai e kundërshton urdhrin e Allahut.

Pra, veprat janë shenjë e pranisë, mungesës apo dobësisë së imanit. Po!

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajtë!
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/9552
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button