I është prishur abdesi dhe është në safin e parë
I është prishur abdesi dhe është në safin e parë
Pyetja:
Allahu ju begatoftë! Pyetësi me emrin Merzuk, nga Egjipti por që banon në Arabinë Saudite, thotë: Një namazliut i prishet abdesi ndërkohë që është në safin e parë pas imamit, dhe xhamia është e mbushur plot njerëz. Çfarë duhet të bëjë në këtë rast?
Përgjigjja:
Duhet të dalë jashtë dhe të marrë abdes. Në këtë rast ai është i arsyetuar që të kalojë përmes safave. Mirëpo, kur kalon përmes tyre, duhet ta bëjë këtë me butësi dhe t’u kërkojë leje atyre që po kalon pranë tyre, të thotë, për shembull: “Të lutem, më lejo të kaloj,” dhe të ngjashme me këtë, në mënyrë që zemrat e njerëzve në xhami të mos ndihen të bezdisura nga kalimi i tij përmes tyre.
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb, nr. 296)
Përktheu: Besim Gjelaj