hurma në numër tek!
A duhet të bëhet iftar me hurma në numër tek!
Pyetja:
Kam dëgjuar se agjëruesi kur bën iftar duhet të bëj me hurma në numër tek, p.sh. pesë hurma, apo shtatë hurma, e kështu me radhë, a është kjo obligim?
Përgjigja:
Nuk është obligim (vaxhib), madje as sunet nuk është që njeriu të bëj iftar me hurma në numër tek, qoftë tre, pesë, shtatë apo nëntë. Përjashtim bënë dita e Fiter Bajramit, veçse është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se nuk shkonte për namaz ditën e Fiter Bajramit derisa hante hurma dhe i hante ato në numër tek. Përveç kësaj, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka ndodhur të ketë ngrënë hurma në numër tek.
shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Nurun ala Dërb, Kaseta 354 |.
Përktheu: Besim Gjelaj