Havarixhët!

Havarixhët!

Bukejr ibnul-Eshexh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
E pyeta Nafiun: “Cili ishte mendimi i Umerit, radijAllahu anhu, për havarixhët?”

Tha (Nafiu): Ai (Umeri) thoshte: “Ata janë më të këqijtë e krijesave. I morrën ajetet që kanë zbritur për jobesimtarët dhe i zbatuan mbi besimtarët.”

(Min’haxhus-Sunne 6/116).

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ky lloj njerëzish është nga lloji më i çuditshëm i bijve të Ademit. SubhanAllah! Sa i larmishëm është krijimi i Tij, ashtu siç ka dashur Ai, dhe siç ka qenë i paracaktuar në diturinë e Tij të lashtë e madhështore.”

Dhe ndër fjalët më të bukura që kanë thënë disa prej selefëve (muslimanëve të parë të mirë) për havarixhët është se:

“Ata janë ata që përmenden në fjalën e Allahut të Lartësuar: قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُمْ بِالأَخْسَرِينَ أَعْمَالًا، الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعًا

‘Thuaju (O Muhamed): “A t’ju tregojmë Ne humbësit më të mëdhenj për veprat e tyre? Ata përpjekjet e të cilëve janë harxhuar kot në jetën e dynjasë duke menduar së po përfitonin mirësi nga veprat e tyre!” (Kehf 103-104).

(Bidaje uen-Nihaje 5/387)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button