Gruaja e devotshme…

Shejh Sulejman Rruhejli, Allahu e ruajttë, thotë:

“Gruaja e devotshme, kur zemërohet me burrin e saj, nuk e braktis atë, dhe nuk e braktis shtratin e burrit të saj kurrë, edhe nëse është e zemëruar; sepse ajo e di se Pejgamberi i saj, i sinqerti dhe i besueshmi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

‘Nëse gruaja e kalon natën duke e braktisur shtratin e burrit të saj, e mallkojnë engjëjt derisa të kthehet.’

Ku janë gratë nga kjo porosi? Ku janë gratë e këtij brezi? Ku janë disa prej grave që, kur zemërohen, marrin çantën dhe shkojnë në shtëpinë e prindërve, duke qëndruar atje me ditë, ndërsa familja e tyre del përballë burrit, ia ndalon të drejtën e tij, nuk e nxisin që të kthehet tek ai, nuk e edukojnë e as nuk e mësojnë (vajzën e tyre)?

A nuk është kjo, vallë, një grua që e ka braktisur shtratin e burrit të saj?”

(Hakuz-Zeuxhejn f. 33–34)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button