Gjykimi për mbajtjen e ligjëratës (dersit) para hutbes së xhumasë

Gjykimi për mbajtjen e ligjëratës (dersit) para hutbes së xhumasë

Përgjigjja:

Së pari: Kjo nuk është e lejuar, për shkak të hadithit të transmetuar nga Amër ibën Shuajb nga i babai i vet, e ky nga gjyshi i tij:

“Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar të formohen hallka (rrethe) mësimi ditën e xhuma”.

Së dyti: Kjo ligjëratë që mbahet ua prish njerëzve adhurimin në xhami, sepse është vërtetuar në sunet se kush shkon në xhami ditën e xhuma duhet të angazhohet me ndonjë formë të adhurimit të ligjshëm
Pra: Ai që vjen në xhami ditën e xhuma, është në njërën nga këto gjendje – ose është duke falur namaz, ose duke lexuar Kuran, ose duke bërë dhiker, ose duke dërguar salavat mbi Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem.

Në këtë rast, nëse dikush mban ligjëratë, ai i shqetëson këta njerëz dhe ua prish përqendrimin
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë në hadithin e saktë:

“O njerëz! Të gjithë ju jeni duke iu lutur Zotit tuaj, andaj mos e ngritni zërin me lexim që të mos shqetësoni besimtarët.”

Prandaj, në bazë të këtij hadithi dhe të ndalesës së përmendur më lart:

“Ndalohet formimi i hallkave për të mbajtur ligjëratë ditën e xhuma.”

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
(Xhamiut-Turath fil-Fikh 6/199)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button