Gjykimi për atë që fyen Allahun!

Gjykimi për atë që fyen Allahun!

Shejh AbdulAziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë – ka thënë:

Kushdo që fyen Allahun e Lartësuar, në çfarëdo forme qoftë, ose fyen të Dërguarin e Tij, Muhamedin – salAllahu alejhi ue selem – apo ndonjë nga pejgamberët, në çfarëdo mënyre, ose fyen Islamin, ose e përçmon apo tallet me Allahun ose me të Dërguarin e Tij – salAllahu alejhi ue selem – ai është jobesimtar dhe ka dalë nga Islami, edhe nëse pretendon se është mysliman, sipas konsensusit të myslimanëve, për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar: قُلْ أَبِاللَّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنْتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُمْ بَعْدَ إِيمَانِكُمْ

“Thuaj: A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? Mos u shfajësoni! Ju mohuat fenë, pasi patët besuar” (Teube 65-66).

(Mexh’mu-ul-Fetawa 7/76)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button