Gjykimi mbi gëlltitjen e mbetjeve
Gjykimi mbi gëlltitjen e mbetjeve të ushqimit që ndodhen në gojën e agjëruesit!
Pyetje:
Allahu ju shpërbleftë me të mira! Në pyetjen e saj të fundit, një motër thotë:
“Nëse agjëruesi gëlltit disa mbetje ushqimi që ndodhen në gojën e tij, a prishet agjërimi i tij?”
Përgjigjja:
“Nëse kjo ndodh pa dëshirën e agjëruesit, atëherë agjërimi nuk prishet. Po ashtu, nëse ai e gëlltit duke menduar se nuk e prish agjërimin, atëherë agjërimi i tij mbetet i vlefshëm.
Por, nëse ai e di se kjo e prish agjërimin dhe e gëlltit me qëllim dhe me vetëdije, atëherë ai ka bërë mëkat. Nëse agjërimi ishte i detyrueshëm (farz), do t’i duhet ta kompensojë atë ditë. Ndërsa, nëse agjërimi ishte vullnetar (nafile), ai nuk është mëkatar, por agjërimi i tij nuk është i vlefshëm për atë ditë.”
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Fetawa Nurun ‘ala Dërb, 368 |
Përktheu: Besim Gjelaj