Gjykimi i zotimit (nedhrit) në gjendje hidhërimi!

Pyetje:
Një pyetje nga Ummu Aajid: Kam bërë një zotim në gjendje hidhërimi se do ta rrah djalin tim derisa t’i rrjedhë gjak, por nuk e kam bërë. Çfarë më takon të bëj? Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, dhe falënderimi i takon Allahut.
Ti duhet të japësh kefaretin (shlyerjen) e betimit, sepse kjo rrahje nuk është një vepër që të afron te Allahu, përkundrazi, është çështje që rezulton nga vet veprimi që e ndërmerr njeriu.
Prandaj, meqë nuk e ke bërë, duhet të japësh kefaretin e betimit, dhe gjithashtu nuk lejohet ta rrahësh djalin deri në atë masë që t’i rrjedhë gjak, sepse kjo është e ndaluar.
Pra, kjo është zotim për mëkat, dhe zotimi për mëkat nuk lejohet të përmbushet. Shlyerja e tij është kefareti i betimit, që përfshin njërën nga këto tri:
Të ushqesh dhjetë të varfër,
Ose t’i veshësh ata,
Ose të lirosh një rob besimtar.
E kush nuk është në gjendje të bëjë asnjërën nga këto tre, atëherë agjëron tri ditë.
Ushqimi për secilin të varfër është gjysmë sa‘ nga ushqimi bazë i vendit si hurma, grurë, oriz, etj., që përafërsisht është rreth 1.5 kilogramë për person.
Allahu është Ai që dhuron sukses!
Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu-ul-Fetawa 8/393)
Përktheu: Besim Gjelaj