Gjykimi i vjelljes për atë që agjëron
Pyetja:
Gjatë muajit të Ramazanit kam vjellë dhjetë ditë dhe nuk e kam prishur agjërimin. A duhet t’i kompensoj këto ditë apo jo? Allahu ju shpërbleftë me të mira!
Përgjigja:
Në qoftë se vjellja ka qënë me dëshirën tënde, duhet t’i kompensosh, bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:
“Kujt i vjen vjellja vetvetiu nuk ka nevojë për kompensim, e kush e stimulon atë (vjelljen) qëllimisht atëherë duhet ta kompensoj (atë ditë agjërimi)”.
E nëse kjo ka qënë pa zgjedhjen tënde dhe ka ndodhur pa vullnetin tënd, nuk duhet t’i kompensosh, bazuar në hadithin e cekur sipër. Kurse të vjellësh duke qënë ti ai që e ke provokuar (stimuluar) vjelljen gjatë dhjetë ditëve, atëherë duhet t’i kompensosh gjithë ato ditë, sepse agjërimi prishet me këtë. Po! Prezantuesi: Allahu të shpërbleftë me të mira!
Shejh AbulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj