Gjykimi i ngritjes së duarve
Gjykimi i ngritjes së duarve në lutjen e Kunutit në namazin Vitër!
Pyetja:
Çfarë gjykimi ka ngritja e duarve në lutjen e Kunutit në namazin Vitër?
Përgjigja:
Është legjitime ngritja e duarve në lutjen e Kunutit në namazin e Vitrit, sepse është nga llojet e lutjeve të Kunutit në raste të jashtëzakonshme (Neuazil). Veçse është vërtetuar nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që ai i ka ngritur duart kur ka bërë lutje në Kunut të jashtëzakonshme, këtë e transmeton Bejhekiu me zinxhir të saktë.
~ Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!
| Mexh’mu-ul-Fetawa 30/51 |.
Përktheu: Besim Gjelaj