Gjykimi i namazit me rroba të ngushta

Gjykimi i namazit me rroba të ngushta

Pyetja:

Cili është gjykimi i faljes së namazit me rroba të ngushta për burrat? Dhe a mund t’iu prijë njerëzve në namaz ai që i vesh ato?

Përgjigjja:

Veshjet e ngushta janë të papëlqyera (mekruh) si për burrat, ashtu edhe për gratë. Ajo që është e ligjshme është që rrobat të jenë të mesme, jo aq të ngushta sa të tregojnë formën e pjesëve të turpshme, por as shumë të gjera, por diçka në mes këtyre dyjave.

Sa i përket namazit, nëse rrobat e mbulojnë mjaftueshëm, atëherë namazi është i vlefshëm, por megjithatë është e papëlqyer për besimtarin të veshë rroba të tilla të ngushta, dhe kështu edhe për besimtaren. Rrobat duhet të jenë mesatarë midis ngushtësisë dhe gjerësisë. Ky është veprimi më i drejtë.

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
(Mexh’mu-ul-Fetawa 29/220)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button