Gjykimi i hedhjes së mbetjeve të ushqimit në mbeturina ❗

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Sa i përket bukës, mishit dhe llojeve të ndryshme të ushqimit, nuk lejohet që ato të hidhen në mbeturina, por duhet t’u jepen atyre që kanë nevojë, ose të vendosen në një vend të dukshëm, në mënyrë që të mos nënçmohen, me shpresë që t’i marrë dikush që ka nevojë për to për kafshët e tij, ose t’i hanë disa prej kafshëve apo shpendëve.
Nuk lejohet që ato të hidhen në koshin e mbeturinave, as në vende të ndyra e as në rrugë; sepse në këtë ka nënçmim ndaj tyre, dhe sepse vendosja e tyre në rrugë përmban nënçmim dhe shqetësim për ata që kalojnë aty.”
(Fetawa Islamijje 3/633)
Përktheu: Besim Gjelaj