Gjykimi i abortit!
Gjykimi i abortit!
Pyetje:
Cili është gjykimi i abortit në Islam, dhe a lejohet brenda një periudhe të caktuar? Allahu iu shpërbleftë të mirat e Tij!
Përgjigje:
Kjo çështje ka hollësi, sepse është një çështje e rëndë. Aborti është diçka me pasoja të rënda dhe kërkon sqarim të kujdesshëm.
Nëse aborti bëhet brenda dyzet ditëve të para, çështja është më e lehtë nëse ka nevojë. Për shembull, gruaja ka fëmijë të vegjël për t’i rritur dhe shtatzënia e lodh shumë, ose nëse është e sëmurë dhe shtatzënia ia rëndon gjendjen. Në këtë rast, nuk ka problem që shtatzënia të ndërpritet brenda dyzet ditëve të para.
Ndërsa në dyzet ditët e dyta, pas fazës së mpiksjes (el-ʻalekah), dhe dyzet ditët e treta, kur fetusi është një copë mishi (mudgah), gjendja bëhet më serioze. Në këtë periudhë, aborti nuk lejohet, përveç nëse ka një arsye shumë të fortë, siç është një sëmundje e rëndë, dhe mjeku specialist vendos se vazhdimi i shtatzënisë e dëmton nënën. Në këtë rast, nga frika e një dëmi të madh, lejohet aborti.
Pas frymëmarrjes së shpirtit në fetus, pra pas katër muajve, aborti nuk lejohet kurrsesi. Gruaja duhet të durojë dhe ta çojë shtatzëninë deri në lindje, nëse Allahu do. Përjashtim bëhet vetëm nëse dy mjekë ose më shumë, specialistë dhe të besueshëm, vendosin se vazhdimi i shtatzënisë do ta vrasë nënën dhe paraqet rrezik real për jetën e saj. Në këtë rast, lejohet të merren masat për nxjerrjen e fetusit, sepse jeta e nënës është më e rëndësishme. Kjo lejohet vetëm në nevojë të skajshme dhe vetëm me vendimin e dy mjekëve ose më shumë.
Po ashtu, nëse fetusi është i keqformuar në një mënyrë që i shkakton dëm nënës nëse mbetet në bark, dhe paraqet rrezik për jetën e saj, atëherë lejohet ndërprerja e shtatzënisë, me kusht që dy mjekë ose më shumë, specialistë dhe të besueshëm, të vendosin se vazhdimi i shtatzënisë e rrezikon nënën. Kjo lejohet vetëm në rast domosdoshmërie, dhe vetëm kur ekziston rrezik real për jetën e saj.
Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
https://binbaz.org.sa/fatwas/8598/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%A7%D9%84%D8%A7%D8%AC%D9%87%D8%A7%D8%B6
Përktheu: Besim Gjelaj