Gjashtë ditëve të Shevalit

A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit me njet të kompensimit dhe agjërimit vullnetarë?

Pyetja:

    Motra jonë pyet duke thënë: A lejohet për femrën që të agjëroj në të njëjtën kohë gjashtë ditët e Shevalit dhe ditët e kompensimit të Ramazanit në këto gjashtë ditë me njet që ta kryej obligimin dhe ta arrijë shpërblimin njëkohësisht? Apo doemos duhet ta kryej kompensimin fillimisht, e pastaj t’i agjëroj gjashtë ditët e Shevalit?

Përgjigja:

Po, njëherë fillon me agjërimin e kompensimit, pastaj agjërimin e gjashtë ditëve të agjërimit vullnetar nëse dëshiron. Në qoftë së e kryen kompensimin gjatë muajit të Shevalit, pastaj i agjëron gjashtë ditët e Shevalit, kjo është mirësi e madhe. Kurse, t’i agjëron gjashtë ditët e Shevalit me njetë për kompensim, nuk më është bërë e qartë një gjë e tillë që në këtë formë ta arrijë shpërblimin e gjashtë ditëve. Agjërimi i gjashtë ditëve ka njetë të veçantë dhe bëhet në ditë të caktuara. Po!

Shejh Ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

https://binbaz.org.sa/…/%D9%87%D9%84-%D9%8A%D8%AC%D9%88…

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button