“Është ngritur ashtu siç i përket Madhërisë dhe Madhështisë së Tij”
Allahu i Lartësuar thotë:
إِذْ قَالَ الْحَوَارِيُّونَ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ هَلْ يَسْتَطِيعُ رَبُّكَ أَنْ يُنَزِّلَ عَلَيْنَا مَائِدَةً مِنَ السَّمَاءِ
“Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një sofër prej qielli?…” (Maide 112).
Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë ka thënë:
Në këtë ajet ka diç prej manifestimit të Fuqisë së Allahut të Lartësuar dhe Madhërishëm dhe se Allahu i Lartësuar është i Fuqishëm për çdo gjë. Dhe Allahu i Lartësuar është Lartë, sepse zbritja (e sofrës) bëhet nga lartë poshtë, prandaj zbritja e sofrës dhe kërkesa e zbritjes së saj, e gjithë kjo është argument se dishepujt (havarijunët-shokët e Isait alejhis-selam) e dinin së Zoti i tyre është lartë, pra ata ishin me të njohur dhe me të ditur për Allahun së sa xhehmitë dhe të ngjashmit me ta që e mohojnë lartësimin.
Dishepujt e kërkuan këtë, kurse Isai alejhis-selam ua bëri të qartë këtë, e po ashtu Allahu i Lartësuar. Për këtë Allahu i Lartësuar thotë:
إِنِّي مُنَزِّلُهَا عَلَيْكُمْ
“…Unë do t’jua zbresë sofrën…” (Maide 115);
kjo tregon së Zotit tonë të Lartësuar dhe të Madhërishëm i lutemi duke ju drejtuar lartë dhe së Allahu i Lartësuar është lartë, mbi shtatë qiej, mbi gjitha krijesat dhe mbi Arsh.
Është ngritur ashtu siç i përket Madhërisë dhe Madhështisë së Tij. Nuk i ngjason askush nga krijesat e Tij në cilësitë e Allahut të Lartësuar dhe të Madhërishëm.
Për këtë çështje aludojnë shumë ajete, që e qartësojnë lartësimin e Allahut të Lartësuar mbi krijesat e Tij.
(Mexh’mu-ul-fetawa 3/56)
Përktheu: Besim Gjelaj