Dispozitat e therjes së kurbanit
Pjesa e parë
Definicioni dhe dispozita e tij
Kurbani nënkupton therjen e kafshëve shtëpiake gjatë kurban bajramit, si shkak i kësaj feste me qëllim për t’u afruar tek Allahu i Lartësuar. Është prej riteve të Islamit të legjitimuara me Kur ’an, Sunet dhe konsensus te të gjithë myslimanëve.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban” (Keuther 2).
Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”
(En’am 162-163)
Enes ibën Malik radijAllahu anhu thotë:
“Ka therur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dy desh me brirë, të majmë, me dorën e tij, duke thënë Bismil-lah dhe Allahu Ekber, kishe vendosur këmbën e tij mbi ta”
(Buhariu dhe Muslimi).
Abdullah ibën Umer radijAllahu anhuma thotë:
“Ka qëndruar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në Medine dhjetë vite dhe ka therur kurban”
(Ahmedi dhe Tirmidhiu; Tirmidhiu e ka cilësuar si hadith hasen).
elBerra ibën Aazib radijAllahu anhu thotë që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kush e ther kurbanin pas namazit (të bajramit) veç së e ka plotësuar kurbanin e tij dhe ia ka qëlluar traditës së myslimanëve”
(Buhariu dhe Muslimi).
Ka therur kurban Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe sahabët radijAllahu anhum, si dhe ka treguar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem së therja e kurbanit është rruga e myslimanëve, për këtë janë akorduar gjithë myslimanët për legjitimitetin e tij dhe kjo është transmetuar nga shumë dijetarë.
-Në esencë kurbani është legjitim për të gjallët, ashtu siç e ka therur Pejgamberi salAllahualejhi ue selem dhe sahabët radijAllahu anhum për vetveten e tyre dhe për familjet e tyre, kurse ajo që mendojnë disa njerëz së kinse therja e kurbanit është nga veçoritë e të vdekurve, kjo nuk ka bazë.
Pjesa e dytë
Kushtet e therjes së kurbanit, ato janë gjashtë:
1 – kurbani të jetë nga kafshët shtëpiake, siç është: deveja, lopa, delja, qengji (gjashtë muajsh e me shumë) dhe dhia, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:
“Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve, që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është i adhuruar i vetëm, prandaj vetëm Atij përuluni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë tëpërulur”
(Haxhxh 34),
me fjalën kafshët është për qëllim: devetë, lopët dhe delet kështu kuptohet tek arabët dhe kështu ka thënë Hasan Basriu, Katade dhe të tjerët.
2-të arrijë moshën e caktuar sipas sheriatit… bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ueselem:
“Mos therni përveç asaj që është museneh, e nëse ju vjen vështir, atëherë thereni xhudh’atu nga delet”
(Muslimi) musseneh është deveja që ka pesë vite, lopa dy vite e me shumë, delja një e me shumë; xhudh’atu është qengji gjashtë muaj e me shumë.
3-të jetë e pastër nga të metat që e pengojnë therjen e saj, e ato janë katër:
a) Të ketë humbur shikimin plotësisht, që e ka syrin e thatë;
b) Të jetë e sëmur dukshëm;
c) Të çalon dukshëm sa që nuk mund të ec në kullosë;
d) Të jetë e çmendur.
Këto janë bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem kur është pyetur së çfarë duhet të mos ketë kurban për therje dhe ai salAllahu alejhi ue selem bëri shenjë me dorë dhe tha:
“Ajo që çalon dukshëm, ajo që e ka humbur shikimin, e sëmura dukshëm dhe ajo që e ka humbur trurin (e çmendura)”
(Muvata Malik).
Këto katër cilësie pa mundësojnë që kafsha të theret për kurban, kësaj i bashkëngjitët edhe disa cilësi të tjera që janë të ngjashme me to apo me të rënda; dhe kurbani nuk pranohet me këto cilësi:
a) e verbra, që nuk sheh me syrin e saj;
b) e lodhura (plogështuara) deri sa të kthjellet;
c) e sëmura gjatë lindjes deri sa t’i largohet rreziku;
d) e lënduara me lëndim që shkakton vdekjen esaj, siç është furja apo rrëzimi nga lartë;
e) ajo që nuk mund të lëvizë si shkak i ndonjëtë mete.
f) ajo që e ka të prerë njërën nga duart apo këmbët.
Në qoftë së këto gjashtë cilësi ia bashkëngjitë atyre katër cilësive të cekura më lartë në hadith, rezulton së kafsha që i posedon këto dhjetë cilësi nuk bën të theret.
4-të jetë pronë e atij që dëshiron të ther për kurban.
5-mos të ketë hise dikush tjetër në të (në pronësi).
6-ta ther në kohë të caktuar të therjes sipas sheriatit, e koha e therjes fillon pas namazit të bajramit deri në perëndimin e ditës së fundit të bajramit, në ditën e fundit të Dhul-hixhxhes, që do të thotë në ditën e trembëdhjetë.
Pra, ditët e therjes janë: Dita e parë e bajramit, pas faljes së namazit si dhe tri ditë pas kësaj, kush e ther kurbanin para faljes së namazit të bajramit apo pas perëndimit të diellit në ditën e trembëdhjetë, nuk pranohet prej tij kurbani.
Bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:
“Kush e bën therjen e kurbanit para namazit të bajramit, ai është një mish që e ka përgatitur për familjen e tij dhe nuk është kurban”
(Buhariu).
Lejohet therja e kurbanit ditën apo natën, kurse therja ditën është me e mirë së sa natën, e me së miri është në ditën e parë menjëherë pas namazit të bajramit, pastaj çdo ditë që vijon është më mirë të theret kurbani së sa dita që vjen më pas, sepse përshpejtimi i therjes ka vlerë duke pas parasysh së është nxitim në punë tëmira.
Pjesa e tretë
Kafsha më e mirë sipas llojit apo cilësisë dhe jo e pëlqyera
Më e mira sipas llojit është: deveja, pastaj lopa, pastaj delja, pastaj dhia, pastaj një deve e therur vetëm për një person, pastaj një lopë e therur vetëm për një person.
Më e mira sipas cilësisë është: ajo kafshë që është më e majme dhe më e bukur në pamje dhe fizionomi. Në koleksionin e Buhariut transmetohet një hadith nga Enes ibën Malik radijAllahu anhu i cili thotë:
“Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem kishte therur dy desh me brirë dhe të majmë”
Kafsha jo e pëlqyer është:
a- elAd’bae: e cila e ka të prerë veshin apo bririn me shumë së gjysmën;
b- alMukabeletu: e cila e ka të qarë veshin gjerësisht nga ana e përparme;
c- elMudeberetu: e cila e ka të qarë veshin gjerësisht nga ana e prapmë;
d- eshSherkae: e cila e ka të qarë veshin vertikalisht;
e- elHar’kae: e cila e ka të djegur veshin;
f- elMusferetu: e cila e ka të këputur veshin deri sa i është shfaqur pjesa e sipërme e trurit;
g- elMustesaletu: e cila e ka humbë bririn kompletë;
h- elBeh’kae: e cila e ka humbë shikimin dhe i ka mbet vetëm syri në vend;
i- elMeshej-jeatu: e cila nuk arrin të shkoj pas deleve si shkak i dobësisë së saj përveç nëse dikush e shtyn për ta bashkuar me të tjerat.
Pjesa e katërt
Për kë mjafton kurbani:
Një dele kurban mjafton për njeriun dhe familjen e tij, si dhe për kë do që dëshiron prej myslimanëve, Aishja radijAllahu anha thotë:
“…E ka marr dashin PejgamberisalAllahu alejhi ue selem dhe e ka shtri e pastaj e ka therë dhe ka thënë: Bismil-lah, o Allahu im pranoje prej Muhamedit, familjes së tij dhe prej umetit të tij, pastaj e ka therë”
(Muslimi)
Pjesa e pestë
Si përcaktohet kafsha për kurban dhe dispozitat e tij:
Kurbani përcaktohet përmes dy mënyrave:
E para: me shprehje duke thënë: Ky është kurban me qëllim për ta përcaktuar si kurban.
E dyta: me vepër dhe kjo ka dy raste:
-1-therja e tij të behët me qëllim kurbani;
-2-blerja e tij me qëllim kurbani për ta zëvendësuar nëse ajo që e ka përcaktuar i ka dështuar.
Dispozitat e tij:
Në qoftë së e ka përcaktuar kurbanin atëherë në lidhje me të janë disa dispozita:
a) nuk i lejohet ta përdor për diçka tjetër, për shitje apo për dhuratë, përveç nëse e ndërron me një kurban me të mirë;
b) nëse vdes pasi që e ka përcaktuar, pasardhësit e tij detyrohen që ta zbatojnë atë që e ka përcaktuar për kurban;
c) nuk e shfrytëzon në asgjë për dobi të veta, siç është përdorimi i tij në punimin e tokës;
d) nëse është lënduar dhe pas lëndimit ka ndonjë pengesë që e pengon therjen e saj, atëherë kjo ka dy gjendje:
-e para: nëse ky vet e ka dëmtuar kurbanin, ky detyrohet të blej një kurban tjetër;
-e dyta: të dëmtohet kurbani vetvetiu, atëherë i mjafton ky kurban.
e) nëse humb kurbani apo dikush e vjedh, po ashtu ka dy gjendje:
e para: nëse pronari e vendos në vend jo të sigurt, pastaj ajo ik apo dikush e vjedh, në këtë rast detyrohet ta zëvendësojë me një kurban tjetër;
e dyta: nëse kjo ndodh mirëpo pa dashjen e tij, …atëherë detyrohet ta ther përkurban kurdo që e gjënë edhe nëse kalon një kohë e gjatë.
Pjesa e gjashtë
Të ushqyerit me të dhe ndarja e tij
Është legjitime të ushqyerit prej mishit të saj, të jepet dhuratë dhe lëmoshë; bazuar në fjalën eAllahut të lartësuar:
“…Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër”
(Haxhxh28).
Transmetohet nga Selemetu ibnul-Ek’va’ radijAllahu anhu që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Hani, depononi dhe jepni si lëmoshë”
(Buahiru).
Transmetohet nga Aishja radijAllahu anha që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Hani, depononi dhe jepni si lëmoshë”
(Muslimi).
Kanë ra në mospajtim dijetarët, Allahu i mëshiroftë sa i përket çështjes së ushqyerit, të jepet dhuratë dhe lëmoshë, mirëpo kjo çështje është e lehtë, preferohet një e treta të hahet, një e treta të jepet dhuratë dhe një e treta të jepet lëmoshë. Ajo që lejohet të hahet, lejohet edhe të deponohet.
Është haram të shitët diçka prej kurbanit, qoftë mish apo diçka tjetër, e as lëkura nuk i jepet kasapit në vend të pagesës e asnjë pjesë e kurbanit sepse kjo konsiderohet si lloj shitblerje.
Kurse, atij që iështë dhënë dhuratë kurbani apo diçka prej tij apo i është dhënë lëmoshë, ka të drejtë të veproj si dëshiron, mund ta shet apo të bëj diç tjetër, me përjashtim nuk i lejohet që t’ia shet atij që ia ka dhënë dhuratë apo në formë lëmoshe.
Pjesa e shtatë
Gjerat që duhet anashkaluar personi që dëshiron therjen e kurbanit:
Ai që dëshiron të ther kurban dhe ka filluar muaji i dhul-hixhxhes, qoftë me pamjen e hënës së re apo me plotësimin e dhul-kades tridhjetë ditë, e ka të ndaluar prerjen e flokëve, thonjtë dhe diç nga lëkura e tij derisa të ther kurbanin.
Bazuar në hadithine Ummu Selemes radijAllahu anha që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“Kur të fillon dhjetë ditshi (i dhul-hixhxhes) dhe dikush prej juve dëshiron therjen e kurbanit, mos t’i pret flokët e as thonjtë”
(Ahmedi dheMuslimi).
Në qoftë së ka vendos për therjen e kurbanit në dhjetë ditshin, aty për aty i përmbahet kësaj rregulle, prej momentin kur vendos për therjen e kurbanit dhe ai nuk ka asnjë mëkat nëse para kësaj kohe i ka prerë apo shkurtuar thonjtë.
Urtësia e kësaj ndalese është së personi që ka vendos për të therur kurban e shoqëron haxhiun në disa rite të haxhit, e kjo është sakrificë që përmes saj njeriu synon afrimin e tij tek Allahu i Lartësuar me therjen e kurbanit, e po ashtu e shoqëron haxhiun në disa veçori të ih’ramit (petku që e vesh haxhiu gjatë haxhit) siç është: përmbajtje nga prerja e flokëve dhe thonjtë.
Shënim i përkthyesit: Këto janë disa dispozita të therjes së kurbanit në version të shkurtuar nga një libër e shejh Uthejminit, Allahu e mëshiroftë, i titulluar “Ah’kemul-Ad’hijetu uedhDhekat” me qëllim që besimtari të jetë i pajisur me njohuri elementare në lidhje me kurbanin dhe dispozitat e tij.
Allahu na dhuroftë sukses neve dhe juve!
Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj