Dallimi mes të thirrjes
Dallimi mes të thirrjes që qellim e ka pozitën dhe thirrjes së pejgamberëve.
ElAlameh, shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e ruajttë, thotë:
Allahu ua mundësoi Ih’vanul-musliminëve pushtetin në Egjipt, ua mundësoi në Sudan, po ashtu ua mundësoi në vende të tjera. Pasha Allahun nuk vepruan diçka prej kësaj çështje (islamit të mirëfilltë, akides, sheriatit).
Përkundrazi janë gënjeshtarë! Nuk kanë fe të saktë, as akide, as dituri dhe asgjë të hajrit.
Muhamed ibën AbdulUehab, Allahu e mëshiroftë, filloi i vetëm, i thirri të tjerët në Teuhid. Si shkak i thirrjes së tij u ngrit shteti dhe u zbatua sheriati i Allahut sikur të ishte në kohën e sahabëve (radijAllahu anhum).
(elMexh’mu’urr-Rraik, Meratibul-Hidajeh 32)
Përktheu: Besim Gjelaj