Dallimi mes menstruacioneve dhe istihades

Dallimi mes menstruacioneve dhe istihades

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Dallimi mes gjakut të menstruacioneve (ciklit) dhe gjakut të istihades (gjak i rrjedhur jashtë ciklit ose kur ndodh çrregullim) ka katër shenja:

E para: ngjyra – gjaku i menstruacioneve është i zi, kurse gjaku i istihades është i kuq.

E dyta: trashësia – gjaku i menstruacioneve është i trashë dhe i rëndë, kurse gjaku i istihades është i hollë.

E treta: era – gjaku i menstruacioneve ka erë të keqe, të neveritshme, kurse gjaku i istihades nuk ka erë të keqe, sepse është gjak i një ene (damari) të zakonshëm.

E katërta: mpiksja – gjaku i menstruacioneve nuk mpikset kur del, sepse është mpiksur më herët në mitër, pastaj është shpërthyer dhe ka rrjedhur, andaj nuk mpikset më. Ndërsa gjaku i istihades mpikset, sepse është gjak damari.

Kështu kanë thënë disa mjekë bashkëkohorë, dhe i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka aluduar për këtë me fjalën e tij: “Ai është gjak damari.” Ndërsa dihet se gjaku i damarëve mpikset.

(Sher’hul-Mumti‘ 1/488)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button