Cilësitë e të huajve (guraba)!

Cilësitë e të huajve (guraba)!

Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Nga cilësitë e të huajve (guraba):

Kapja e fortë pas Sunetit, kur njerëzit e braktisin atë; si edhe largimi nga risitë, edhe nëse ato janë bërë të zakonshme dhe të përhapura ndër njerëz.

Po ashtu, ata dallohen për përkushtimin e madh ndaj Teuhidit (njësimit të Allahut), edhe pse shumica e njerëzve e kundërshtojnë këtë.

Ata nuk i përkasin askujt tjetër përveç Allahut dhe të Dërguarit të Tij, jo ndonjë shejhu, rrugë (tarikati), medh’hebi apo sekti.

Këta të huaj janë ata që i përkasin Allahut përmes adhurimit të sinqertë ndaj Tij, dhe të Dërguarit të Tij duke ndjekur atë që ai ka sjellë.

Këta janë ata që mbajnë gacën në dorë, me plot kuptimin e fjalës.

Shumica e njerëzve, madje pothuajse të gjithë, i qortojnë dhe i kritikojnë ata, sepse, për shkak se janë bërë të huaj në mesin e krijesave, i konsiderojnë si njerëz të çuditshëm, bidatçinj dhe të ndarë nga shumica.

(Medarixhus-Salikin 1/23–24)
Përktheu: Besim Gjelaj

📎 Shënim:

Siç thuhet në hadith:

“Do t’iu vijë njerëzve një kohë; ai që kapet për fe dhe bën durim, është sikur të mbajë një gacë në dorë.”

(Sahihul-Xhami‘, Albani, nr. 8002).

Artikuj të lidhur

Back to top button