Çfarë është gjykim i sharjes së fes dhe si duhet të sillemi me ata që e shajnë fenë?
Sharja e fes, sharja e Islamit është mosbesim (kufër), dalje nga feja me konsensus të dijetarëve, nuk ka mospajtim në këtë çështje. Këtë çështje e kanë pohuar dijetarët tek kapitulli që flet në lidhje me dezertorin nga feja.
Kush e shan Allahun apo të Dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem, apo i shan disa nga pejgamberet pos Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, si p.sh.: e shan Nuhin, Hudin, apo Ademin alejhimu selatu ue selam, apo e shan dike tjetër nga profetët, konsiderohet mosbesim sipas konsensusit te të gjithë dijetarëve.
Kështu është edhe çështja e atij që e shan Islamin. Sharja e Islamit, apo tallja me të është mosbesim tek të gjithë dijetarët, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:
“…Thuaj: “A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”
Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat,
keni mohuar…”
(Teube 65-66).
Ngase, sharja e fes përfshin mospëlqimin dhe urrejtjen e saj.
Allahu i Lartësuar thotë:
“Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat”
(Muhamed 9).
Është obligim për besimtarin që të ketë kujdes, është obligim për çdo musliman dhe muslimane që të ketë kujdes. Ta ruaj gjuhen e vet, ta ruaj gjuhen e vet nga ato gjëra që mund ta shpien në mosbesim, siç është sharja e fes, tallja me fe, tallja me Kur ’an, sharja e Kur ’anit, sharja e Profetit apo sharja e Allahut, apo sharja e disave nga profetët, gjitha këto konsiderohen mosbesim, dalje nga Islami –Allahu na ruajttë-
Dijetarët kanë ra në mospajtim në çështjen e pendimit të tij, disa kanë thënë kërkohet pendimi prej këtij mëkati, nëse nuk pendohet, atëherë vritet. Ndëshkohet me ndëshkim të përcaktuar nga prijësi i muslimanëve (Ta’ziri) edhe nëse pendohet, ndëshkohet për veprimin e tij të shëmtuar me kamxhik, apo me burgosje si dhe me diç të ngjashme.
Disa kanë thënë: nuk pranohet pendimi i tij, mirëpo, vritet, vritet si pa besimtarë dhe nuk i pranohet pendimi, pastaj, nuk varroset, as nuk pastrohet, si dhe nuk i falet xhenazja dhe nuk varroset në varrezat e muslimanëve. Sepse, krimi i tij është i madh, mosbesimi i tij është krim i madh.
Mendimi me i saktë, Allahu e di me së miri, është i pari, që i pranohet pendimi, sepse kjo ndodh si shkak i mos diturisë apo si në rast hidhërimi apo nga frika prej disa njerëzve. Kështu që të kërkohet prej tij pendimi, t’i sqarohet gabimi i tij dhe padrejtësia e tij ndaj vetvetes, si dhe t’i sqarohet së ai ka bërë një krim të madh, dhe mosbesim të madh.
Në qoftë së pendohet, ndaj tij anulohet dënimi me vrasje, mirëpo, nuk ka asgjë të keqe që ai të edukohet, prijësi i muslimanëve e edukon, apo gjykatësi (kadiu) e edukon duke e rrahur me kamxhik apo duke e burgosur apo me masa të tjera preventive të ngjashme, po ashtu duke e kërcënuar deri sa të mos kthehet në veprim të tillë