Ata që duhen në këtë botë do të takohen në botën tjetër

Ata që duhen në këtë botë do të takohen në botën tjetër

Pyetja:

Ata që e duan njëri-tjetrin në këtë botë, a do të takohen në botën tjetër ashtu si në këtë botë?

Përgjigja:

Nëse ata janë prej banorëve të Xhenetit dhe prej të devotshmëve, atëherë ata do të takohen njësoj edhe në botën tjetër, dhe miqësia mes tyre nuk zhduket. Këtë e tregon fjala e Allahut të Lartësuar:

الْأَخِلَّاءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi (dhe të devotshëm)” (Zuhruf 67).

Ndërsa nëse janë prej mëkatarëve, Allahu na ruajttë, atëherë miqtë e kësaj bote do të jenë armiq në botën tjetër, ashtu siç tregon kjo ajet:

الْأَخِلَّاءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi” (Zuhruf 67).

Dhe me këtë rast, unë këshilloj vëllezërit e mi myslimanë t’i përzgjedhin shokët e tyre, miqtë dhe të afërmit, dhe të mos shoqërohen veçse me ata që janë të njohur për mirësi, larg të keqes, që janë të njohur për devotshmëri dhe drejtësi, duke u larguar nga rrëshqitjet (gabimet e mëdha). Sepse njeriu është në fenë e shokut të tij të ngushtë.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb 2/24)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button