Akideja vjen e para, sepse ajo është obligimi i parë!
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë, thotë:
“Gjëja më e madhe në të cilën thirret me konsensus mes dijetarëve është akideja (besimi).
Akideja vjen e para, sepse ajo është obligimi i parë.
Muslimanët sot nuk kanë nevojë për hollësi dhe çështje dytësore, por kanë nevojë që t’u mësohen bazat e Akides dhe Teuhidit, gjërat fillistarë dhe parimet e tij, si dhe me gjërat kryesore të sinqeritetit dhe adhurimit, dhe që t’i përkushtohen vetëm Allahut të Madhëruar, pa ia shoqëruar askënd tjetër.
Kjo sepse shirku i vogël dhe shirku i madh është përhapur në mesin e njerëzve. Prandaj, për ta është më e dobishme që t’u tregosh Teuhidin e Allahut dhe t’ua mësosh atë.”
(Muhadarat Fik’hijetu 6/169)
Përktheu: Besim Gjelaj