Agjëruesit që i pranohet lutja!
Agjëruesit që i pranohet lutja! Por kur i pranohet?
• Pyetja:
Agjëruesi i pranohet lutja kur bën iftar, pra kur është koha e kësaj lutje; para iftarit, gjatë iftarit apo pas tij? Si dhe, a është transmetuar ndonjë lutje nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, apo mund të na tregoni ju ndonjë lutje që thuhet në një kohë të tillë?
• Përgjigja:
Lutja bëhet para iftarit, në prag të perëndimit të diellit. Sepse robit i bëhen bashkë, përgjërimi dhe përulja ndaj Allahut të Plotfuqishëm. Ndonëse ai është agjerueshëm, e të gjitha këto janë nga shkaqet e pranimit të lutjes.
Kurse, pas iftarit njeriu veçse është rehatuar dhe i gëzuar, e ndoshta e kapë shkujdesja.
Mirëpo, transmetohet një lutje, në qoftë se vërtetohet saktësia e saj, nga Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe kjo thuhet pas iftarit: “U largua etja, u lagën venat dhe u vërtetua shpërblimi insheAllah.” Kjo lutje nuk thuhet vetëm se pas iftarit! Gjithashtu transmetohet nga një prej sahabeve, që ka thënë: “O Allahu im, për ty agjërova dhe me mirësitë Tua bëra iftar.”
Ju, drejtojuni Allahut me lutjet që ju i shihni se janë të përshtatshme për ju!
| Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë! |
| Likaush-shehrij 8 |
Përktheu: Besim Gjelaj