A sëmuret besimtari psiqikisht?
A sëmuret besimtari psiqikisht?
Pyetja:
A sëmuret besimtari psiqikisht? Dhe cili është trajtimi i tij sipas sheriat, duke ditur se mjekësia moderne i trajton këto sëmundje vetëm me ilaçe bashkëkohore?
Përgjigjja:
Nuk ka dyshim se njeriu preket nga sëmundjet psiqike: nga shqetësimi për të ardhmen dhe pikëllimi për të kaluarën. Sëmundjet psiqike ndikojnë në trup më shumë sesa sëmundjet fizike, dhe shërimi i tyre sipas sheriatit – pra me rukje – është më i suksesshëm sesa trajtimi me ilaçe materiale, siç dihet.
Prej ilaçeve të tyre është hadithi i saktë i transmetuar nga Ibën Mes’udi radijAllahu anhu, se nuk ka besimtar që e godet brenga, ankthi apo pikëllimi e të thotë:
اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ، ابْنُ عَبْدِكَ، ابْنُ أَمَتِكَ، نَاصِيَتِي بِيَدِكَ، مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ، عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ، أَسْأَلُكَ بِكُــــلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ، سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ، أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ، أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ، أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الغَيْبِ عِنْدَكَ، أَنْ تَجْعَلَ القُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي، وَنُورَ صَدْرِي، وَجَلَاءَ حُزْنِي، وَذَهَابَ هَمِّي
“O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd, biri i robëreshës Tënde! Qenia ime është në dorën Tënde! Vendimi Yt mbi mua sigurisht që ndodh! Të drejta janë të gjitha caktimet e Tua për mua! Po të drejtohem me të gjithë emrat e Tu, me të cilët e ke emërtuar Veten, apo të cilët i ke shpallur në Librin Tënd, apo të cilët ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të Tua, apo të cilët i ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë: që ta bësh Kuranin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të pikëllimit tim dhe heqës të ankthit tim!” Veçse Allahu ia largon atij atë shqetësim.
Ky është një nga mënyrat e shërimit sheriatik.
Po ashtu, prej këtyre mënyrave është edhe që njeriu të thotë: لَا إِلٰهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ
“Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje, Ti je i patëmeta, vërtet unë i kam bërë padrejtësi vetes!.”
Kush dëshiron të di më shumë rreth kësaj çështjeje, le t’u kthehet asaj që kanë shkruar dijetarët në kapitullin e dhikrit, si: “El-Uabilus-Sajjib” i Ibën Kajjimit, “El-Kelimut-Tajjib” i Shejhul-islam Ibën Tejmijes, “El-Edhkar” i Neveviut dhe “Zadu’l-Me’ad” i Ibën Kajjimit.
Mirëpo, kur dobësohet imani, dobësohet ndjenja e pranimit të ilaçeve sheriatike. Prandaj njerëzit sot mbështeten më shumë në ilaçet materiale sesa në ilaçe sheriatike. Ndërsa kur imani ishte i fortë, ilaçet sheriatike ishin plotësisht efektive, madje ndikimi i tyre ishte më i shpejtë se ai i ilaçeve materiale.
Nuk është e panjohur për neve historia e atij burri që Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e dërgoi në një ekspeditë. Ata shkuan tek një fis arabësh, por këta nuk i pritën si mysafirë. Me dëshirën e Allahut të Plotfuqishëm, prijësi i atij fisi u pickua nga një gjarpër. Disa prej tyre thanë: “Shkoni tek këta njerëz që janë vendosur aty afër, ndoshta gjeni tek ata ndonjë që bën rukje.”
Sahabët u thanë: “Nuk do t’i bëjmë rukje prijësit tuaj, përveç nëse na jepni kaq e kaq dele.” Ata pranuan. Një nga sahabët shkoi dhe i lexoi vetëm Suren el-Fatiha, dhe i pickuari u ngrit sikur të ishte zgjidhur nga prangat.
Kështu ndikoi leximi i el-Fatihas tek ai njeri, sepse doli nga një zemër e mbushur me iman. Kur u kthyen.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, i tha:
“Nga e dite ti se ajo ishte rukje?”
Por në kohën tonë, feja dhe imani janë dobësuar, njerëzit janë mbështetur vetëm në shkaqet materiale të dukshme dhe janë sprovuar me to realisht.
Madje, përballë tyre janë edhe disa mashtrues që luajnë me mendjet dhe pasuritë e njerëzve, duke pretenduar se janë lexues (rukjexhi) të mirë, por në të vërtetë janë përfitues të pasurisë në mënyrë të padrejtë. Njerëzit janë ndërmjet dy ekstremeve:
– disa që e mohojnë plotësisht ndikimin e rukjes,
– disa që mashtrojnë dhe luajnë me mendjet e njerëzve përmes rukjeve të rreme,
– dhe ata që janë mesatarë në këtë çështje.”
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Fetaua Islamijje 4/465–466)
Përktheu: Besim Gjelaj