A janë esharitë prej Ehlu Sunetit dhe Xhematit

A janë esharitë prej Ehlu Sunetit dhe Xhematit

Pyetje:

A janë esharitë prej Ehlu Sunetit dhe Xhematit? Shpresojmë një sqarim.

Përgjigje:

Esharitë janë prej Ehlu Sunetit dhe Xhematit në ato çështje ku pajtohen me Ehlu Sunetin dhe Xhematin.

Mirëpo ata kundërshtojnë Ehlu Sunetin dhe Xhematin në çështjen e cilësive (të Allahut), sepse nuk i pranojnë prej cilësive të Allahut veçse shtatë cilësi. Edhe këto nuk i pranojnë ashtu siç i ka pohuar Ehlu Suneti.

Prandaj, nuk është e drejtë të themi se ata janë prej Ehlu Sunetit në mënyrë absolute, e as nuk është e drejtë t’u mohojmë atyre këtë përkatësi në mënyrë absolute.

Por themi: ata janë prej Ehlu Sunetit në atë që përputhen me Ehlu Sunetin, dhe janë kundërshtarë të Ehlu Sunetit në atë që bien në kundërshtim me ta.

Ky sqarim i hollësishëm është ai që përmban të vërtetën. Dhe Allahu i Lartësuar thotë: وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُوا “…kurdoherë që flisni, thoni të vërtetën…” (En’am 152).

Prandaj, nxjerrja e tyre plotësisht nga Ehlu Suneti nuk është drejtësi, dhe as futja e tyre në Ehlu Sunet pa përjashtim nuk është drejtësi. Detyra është që t’i jepet secilit e drejta që i takon.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Likaul-Babil-Meftuh 6)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button