A është në kundërshtim zbulimi i gjinisë së foshnjës nga ana e mjekëve me fjalën e Allahut të Lartësuar: وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ “Dhe Ai e di çfarë ka në mitra”?

Pyetje:
Një dëgjues nga Sudani pyet: I nderuar shejh, tek ne në Sudan, mjekët kanë arritur të zbulojnë gjininë e fetusit në barkun e nënës – nëse është mashkull apo femër. A bie kjo në kundërshtim me fjalën e Allahut të Lartësuar në Kuran:
وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ “Dhe Ai e di çfarë ka në mitra”?
Përgjigjja:
Jo, kjo nuk bie në kundërshtim me ajetin kuranor, sepse mjekët e zbulojnë gjininë pasi fëmija është krijuar. Edhe engjëlli që urdhërohet të shkruajë nëse fëmija do të jetë mashkull apo femër, e mëson këtë pasi fëmija është formuar.
Nëse diçka vërtetohet në mënyrë të dukshme dhe të prekshme (nëpërmjet shqisave ose mjeteve mjekësore), ajo kurrë nuk mund të kundërshtojë Kur’anin, sepse Kur’ani nuk sjell asnjë gjë të pamundur.
Prandaj themi:
Dija që lidhet me atë që gjendet në mitër përfshin disa aspekte:
1. A është mashkull apo femër – dhe kjo ndryshon nga koha në kohë. Mund të ketë pasur periudha kur nuk ishte e mundur të dihej gjinia e foshnjës, por me përparimin e mjekësisë është bërë e mundur që ajo të zbulohet.
2. A do të vdesë para lindjes apo do të lindë i gjallë.
3. Nëse lind i gjallë, sa kohë do të jetojë në këtë botë.
4. A do të ketë risk të bollshëm apo të kufizuar
5. A do të jetë nga të lumturit apo nga të dëshpëruarit.
Të gjitha këto janë pjesë e dijes që ndërlidhen me shtatzëninë. Disa prej tyre, me siguri, askush nuk mund t’i arrijë dot.
Prandaj, fakti që mjekët e zbulojnë gjininë nuk bie aspak në kundërshtim me fjalën e Allahut të Lartësuar:
وَيَعْلَمُ مَا فِي الْأَرْحَامِ “Dhe Ai e di çfarë ka në mitra.” Po!
Shejh Muhamed ibën Salih elUthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun Ala Dërb 350)
Përktheu: Besim Gjelaj