A bën të gënjehet pacienti nga ana e mjekut
Pyetja:
Nganjëherë mjeku ka nevojë të gënjejë pacientin, posaçërisht për gjendjen e tij shëndetësore, nuk ka guxim t’i tregojë haptazi për gjendjen e tij, a është kjo mëkat ndaj mjekut?
Përgjigja:
Lejohet gënjeshtra për të, në qoftë së gënjeshtra i bën dobi dhe nuk i bën dëm atij e as të tjerëve. Edhe pse, nëse ka mundësi që mjeku apo mjekja të trajtojnë pacientin në forma të tjera, pa e gënjyer, kjo kërkohet dhe është më e mirë.
Vetëm Allahu jep sukses, paqja dhe bekimi i Tij qoftë mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
Komisioni i përhershëm për fetwa:
Kryetarë: AbdulAziz ibën Baz
Nënkryetarë: AbddurrRrezak Afifi
Antarë: Abdullah ibën Gudejan
Antarë: Abdullah ibën Ku’ud
(Fetawa Nurun ala Derb 24/432)
Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj