O robër të Allahut!

Ibën Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“O robër të Allahut!

Ejani drejt një vendi (Xhenetit) ku banorët nuk vdesin.

Ku ndërtimet nuk rrënohen.

Ku të rinjtë nuk plaken.

Dhe ku bukuria e mirësia nuk ndryshojnë kurrë.

Ajri i saj është fllad i këndshëm.

Uji i saj është nga burimi Tesnim.

Banorët e saj lëvizin nëpër mëshirën e Mëshirëplotit.

Dhe kënaqen duke e parë Fytyrën e Tij të Lartësuar në çdo kohë.

“Lutja e tyre në Xhenet është lartësimi dhe shenjtërimi i Allahut. Përshëndetja e Allahut dhe engjëjve ndaj tyre, si dhe përshëndetja e tyre ndaj njëri-tjetrit është “Selam – Paqe”. Ndërsa në fund të lutjes së tyre është lavdërimi ndaj Allahut – Zotit të të gjithë krijesave.” (Junus 10).”

(Letaiful-Mearif 1/31)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button