Një dobi në fik-hul-hadith!

Një dobi në fik-hul-hadith!

Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

Fjala: “Tahur in shaa Allah” (S’ka gjë, pastrim nga mëkatet nëse do Allahu).

Ky është një njoftim nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, dhe nuk është lutje.

Në Fet’hul-Bari është cekur se:

Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma, ka thënë: “I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, kur hynte te ndonjë i sëmurë për ta vizituar, i thoshte atij: “S’ka gjë, pastrim nga mëkatet nëse do Allahu”. (Buhariu dhe Muslimi).

Fjala e tij “S’ka gjë” do të thotë: nuk ka vështirësi për ty dhe as dëm.

Fjala e tij “Pastrim nga mëkatet” do të thotë: kjo sëmundje është një pastrim për ty nga mëkatet; pra është pastruese.

Fjala “Nëse do Allahu” është një fjali njoftuese, dhe jo lutëse, sepse kur njeriu lutet duhet të jetë i vendosur në lutjen e tij.

Kjo për shkak se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar që njeriu të thotë në lutje:
“O Allah, më fal nëse do! O Allah, më mëshiro nëse do!”

(Fet’hul-Bari 10/118)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button