Leximi i sures para elFatihas!

  • Pyetja:

Ky pyetës ka edhe një pyetje tjetër, ku thotë:

“Në qoftë se harron njeriu ta recitojë elFatihan dhe fillonë ta recitojë ndonjë sure nga Kur’ani menjëherë pas lutjes hyrëse, pastaj i kujtohet gjatë recitimit dhe e reciton elFatihan, pastaj prapë e reciton suren që ishte duke e recituar, që do të thotë e ka kuptuar vet se ka harruar (recitimin e elFatihas), a e bën sexhden e harresës?!

  • Përgjigja:

Nuk është obligim për të sexhdeja e harresës, sepse nuk ka bërë ndonjë ndryshim në namaz, më së shumtë që mund të thuhet ka bërë diçka legjitime jo në vendin e saj, e cila është; recitimi i sures para elFatihas, saqë në këtë rast e kanë cekur dijetarët është sunet sexhdeja e harresës dhe nuk është obligim për të.

  • Pyetja:

A dallon kjo për shembull nga lëvizjet siç janë; i shkon mendja të ngritët në kijam dhe nuk ngritët, apo sikur i shkon mendja për të shtuar një sexhde dhe nuk e bën?

  • Përgjigja:

Në qoftë se i shkon mendja por ndonjë veprim dhe nuk e bën, nuk ka asgjë obligim, sepse nuk ka ndodhur prej tij ndonjë veprimi.

  • Pyetja:

Pyetësi thotë:

“Nëse dyshon gjatë recitimit të sures që nuk e ka recituar elFatihan dhe nuk është i sigurt a e ka thënë apo jo, a duhet ta thotë elFatihan për shkak të këtij dyshimi apo të vazhdojë në recitimin e sures dhe pastaj e bën sexhden e harresës për ta evituar dyshimin?!”

  • Përgjigja:

Duhet ta recitojë elFatihan përderisa ka dyshim, mirëpo me kusht që mos të jetë me shumë dyshime, sepse ai që ka shumë dyshime apo që ka thjeshtë dyshim si shkak i iluzionit, nuk merret për bazë. Nuk konsiderohet dyshim, sepse ka prej njerëzve që sa herë që falen dyshojnë mos kanë shtuar, apo mos kanë pakësuar, apo dyshojnë në nijet, apo dyshojnë në tekbir, e të ngjashme.

Nëse i tilli kështu e ka gjendjen në gjitha namazet e tij, nuk preokupohet me këtë dyshim, sepse ky është cytje (vesvese) dhe cytjet ndodh që t’ia prishin njeriut adhurimin (ibadetin) e tij përderisa atë e shoqërojnë ato (vesveset).

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Nurun ala Dërb 95 |.
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button