Si të veprojë kur bëhet ikameti, ndërsa unë jam duke falur nafile?
Si të veprojë kur bëhet ikameti, ndërsa unë jam duke falur nafile?
• Pyetësi:
“I nderuari shejh, kur thirret ikameti për namaz dhe unë jam në namaz nafile, çfarë duhet të veprohet, mundësisht na e sqaroni?”
• Shejhu:
“Janë disa hadithe adekuate për përgjigje ndaj kësaj pyetje, porse duhet pak sqarim më të hollësishëm. Transmeton imam Muslimi në koleksionin e tij të saktë nga hadithi i Ebu Hurejres radijAllahu anhu, që: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kur thirret ikameti për namaz, nuk ka namaz pos namazit të detyruar (farz).” “Kur thirret ikameti për namaz nuk ka namazi pos namazit të detyruar (farz).” Kurse kuptimi i fjalës: “Kur thirret ikameti për namaz…” don të thotë: kur fillon muezini thirrjen e ikametit, atëherë ai që është duke u falur, nuk duhet të vazhdon në namaz nafile, por e ndërpret atë dhe nuk jep selam, sepse ai nuk është në namaz.
“Kur thirret ikameti për namaz, nuk ka namaz pos namazit të detyruar (farz)”.
Transmetohet në disa hadithe që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri në xhamin e tij në një vakt të sabahit, ishte thirrë ikameti për namaz dhe aty e pa një burrë duke e falur sunetin e sabahit, dhe i tha: “A je duke e falur sabahun katër rekate?!”
E në një transmetim: “A është sabahu katër rekate?!” Dhe ky është kuptimi: “A është sabahu katër rekate?!”.
Që do të thotë, ti tanimë i falë dy rekate dhe do t’i falesh dy tjera pas imamit, pra ju po e falni sabahun katër rekate, kurse dihet fare mirë se sabahu është dy rekate!
Kësaj i thonë pyetje në formë qortuese, që do të thotë: “Mos u fal tani, pasi që veç është thirrë ikameti për namaz!”
Mirëpo, ajo që i preokupon disa njerëz është se, në disa raste ai që falë nafile është në fund të namazit të tij apo në mes të tij, tani, pavarësisht ku ka arritë në namazin e tij nafile, posa të thotë muezini Allah ekber Allahu ekber deri në fund të ikametit, e ndërpret namazin menjëherë, apo në këtë çështje ka mospajtim apo ka sqarim?
Përgjigja është: “Po! Disa veprojnë ashtu siç thotë ky hadith, aq sa, nëse ai që falë nafile nuk ka mbet veçse të jap selam dhe të del nga namazi me selam. Mirëpo, muezini thotë Allahu ekber Allahu ekber, e ndërpret namazin dhe nuk jep selam, pra vetëm ngrihet dhe përgatitet për namaz. E disa thonë ndryshe, ka mendime të shumta. Mirëpo, mendimin më i saktë, Allahu e di me së miri, është sqarimi i mëtutjeshëm, i cili është kuptimi i asaj që e kanë thënë disa dijetarë, ne nuk i kundërshtojmë ata, bile ne i përkrahim ata.
Ajo që synohet nga fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur thirret ikameti për namaz…” Apo siç thuhet në kohën e sotit: Kuptimi i konceptit të këtij hadithi (fikhul-hadith), pra muslimani të bëj përpjekje që ta arrijë namazin me imam në tekbirin fillestarë, kështu që mos t’i ikë asgjë nga namazi me imam, pra as tekbiri fillestarë, për shkak se kjo ka shpërblim dhe vlerë, gjë për të cilën është përmendur në disa hadithe tek Tirmidhiu dhe të tjerët.
Si dhe, nga hadithi që e transmeton Enesi ibën Malik radijAllahu anhu: “Ai i cili falet në xhami katërdhjetë ditë, nuk i ikë tekbiri fillestarë, i shkruhen dy garantime se: “Nuk bie në nifak (hipokrizi) dhe nuk futet në zjarrë.”
Kuptojmë nga ky hadith, inkurajimin e muslimanit për të bërë përpjekje që vazhdimisht ta arrijë namazin me imam, që nga fillimi i tij.
T’i kthehemi çështjes, si psh.: Zejdi, njëri prej njerëzve, ngrihet dhe e fal sunetin para drekës, në kohën kur ai është duke u falë, thirret ikameti për namaz, si të veprojë ai?
A e ndërprenë menjëherë, siç thamë sipas mendimit të parë, edhe nëse s’ka mbet veçse të ipet selam në të djathtë, apo kjo çështje ka sqarim me të hollësishëm?
Them: “Po, mendimi më i saktë është së ka sqarim si më poshtë; doemos, ai që është duke falë nafile dhe thirret ikameti për namaz, duhet ta përllogarit intervalin kohor (me qëllim që ta arrijë namazin me imam).
Ne do t’i marrim dy shembuj të kundërt plotësisht. Le të marrim shembullin e parë, atij të cili nuk i ka mbet tjetër për plotësimin e namazit, pos selamit në anën e djathtë.
Tani të marrim shembullin e kundërt plotësisht, ai që vendos ta fal sunetin para farzit dhe thotë Allahu ekber, ndonëse edhe muezini njëkohësisht thërret për namaz, kur thotë Allahu ekber. Pa dyshim, në shembullin e parë nuk e ndërprenë namazin! E pa dyshim, se në shembullin e parë e ndërpret namazin. Pos këtyre ka edhe shumë shembuj të tjerë.
Njeriu i cili është duke u falë, në raste të tilla duhet të përllogaris, e nëse mendon më shumë se në disa raste – themi kushtimisht si shembull; sapo e ka përfunduar rekatin e parë dhe është ngritë nga sexhdja e dytë, për në rekatin e dytë, dhe veçse është thirrur ikameti për namaz, në këtë rast nuk e plotëson namazin, sepse duhet të plotësohet rekati i dytë dhe kjo merr kohë. Pandaj, lë ta përllogaris kohën nëse e plotëson atë rekat, qofte me lexim të shkurtër, qoftë vetëm me leximin e Fatihas, sepse kjo është e domosdoshme, dhe ka mundësi ta shkurtoj rukunë dhe sexhden, si dhe mes tyre, dhe jep selam para se imami të merr tekbirin fillestarë, e plotëson namazin dhe nuk e ndërpret atë.
Mirëpo, nëse anon më shumë se i ikë tekbiri fillestarë me imam, në këtë rast e ndërpret namazin dhe nuk e plotëson atë, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur thirret ikameti për namaz nuk ka namazi pos namazit të detyruar (farz).”
Në shembullin e parë është më së i bindur se do ta arrinë namazin me imam, nëse jep selam. Kështu që, i shkruhet shpërblimi i këtyre dy rekateve.
Kurse në shembullin e dytë, ai veçse ia ka nisur namazit dhe kjo zgjatë, ai bindshëm e di që nuk ka mundësi ta arrijë tekbirin fillestar. Kjo çështje duhet të shikohet hollësisht, sepse dallon një xhami prej xhamisë tjetër, një imam prej imamit tjetër, një vend prej një vendit tjetër, një zonë nga një zonë tjetër, një medh’heb i një imami prej një medh’hebi të imamit tjetër.
Të gjitha këto duhet të merren parasysh nga ky namazli, sepse përndryshe, më e sigurta që veprohet, kur njeriu nuk ka njohuri, është ndërprerja e namazit menjëherë!
Me këtë sqarim dua tua përkujtoj se, disa medh’hebe thonë se kur muezini thërret për namaz dhe imami e merr tekbirin, namazliu nuk mundet ta arrijë imamin me këtë shpejtësi, nëse atij i ka mbet gjysmë rekati. Mirëpo, disa imamë të tjerë, maa’ shee’ Allah janë të kujdesshëm në veprimin e sunetit, i urdhërojnë njerëzit që t’i drejtojnë radhët (safat), dikujt i thotnë ec përpara, e dikujt shko prapa. Drejtohuni, do t’i drejtoni radhët ose do t’ua ndryshojë Allahu fytyrat tuaja, në një rast të tillë, ka mundësi ta plotësojë namazin e tij.
Pra, kjo çështje ka nevojë për sqarim të hollësishëm. Ai i cili ka njohuri për këto gjëra të hollësishme, mund ta plotësojë namazin në disa raste, e kush nuk mund ta bëj këtë si shkak i mos njohjes së gjendjes në mënyrë të hollësishme ndaj imamëve, atëherë le ta ndërprej namazin menjëherë, kur thotë muezini Allahu ekber Allahu ekber!
| Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë! |
Përktheu: Besim Gjelaj