Si e pranoj Islamin Vereka ibën Neufel?!
Ka thënë: “Dhe e pranoj Islamin, prifti, Verek ibën Neufel!”
Ne, veçse e dimë se Vereka ibën Neufel është i afërm me Hadixhen radijAllahu anha, bashkëshorten e
Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Prifti Ibën Neufel, është djali i axhës së Hadixhes radijAllahu anha. E ka përqafuar krishterimin në kohën e injorancës!
E kishte lexuar Inxhilin, si dhe e kishte studiuar gjerësisht atë që e përmban ai dhe kështu e kishte përqafuar fenë krishtere. E arriti shpalljen, shpalljen e Pejgamberit alejhi salatau ue selam në moshë të shtyrë dhe shikimi i kishte humbur. Ishte i shtyrë në moshë dhe shikimi i kishte humbur! E arriti Islamin duke qenë i moshuar dhe i verbër! Kur erdhi Pejgamberi alejhi salatu ue selam tek Hadixhja dhe i tregoj asaj së çfarë i kishte ndodhur në shpellë; ai, alejhi salatu ue selem dridhej nga frika! Ajo e qetësoi, e porositi dhe e përkujtoi me të mirat e tij.
I tha: “Pasha Allahun, Allahu nuk të poshtëron ty, se ju jeni kështu, se ti je kështu, e kështu! E dërgoj tek Vereka ibën Neufel dhe i treguan atij së çfarë i kishte ndodhur Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! E kur i treguan këtë atij, ai tha: ” Ky është Xhibrili (Namus el’Ekber)! Ky është Xhibrili të cilin e ka dërguar Allahu tek Musa! Të cilin e ka dërguar Allahu tek Musa! Ah, vallë sikur të isha i ri!”
Këto fjalë i arritën kur ai ishte i shtyrë në moshë dhe i verbër. Ka thënë: “Ah, vallë sikur të isha i ri!”
Ibën Kethiri, ka thënë: “Ka shpresuar që të ishte i ri, adoleshent, i vogël, saqë t’i bashkangjitej kësaj thirrje që në fillim! Ka shpresuar që ta arrijë Islamin duke qenë i ri në moshë. Në fillim të rinisë dhe kështu ta ndihmojë fenë! E ka besuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që ai është profet dhe ka thënë që ai është Xhibrili, i cili i ka ardhë Musait.”
Për këtë arsye Ibën Kethiri ka thënë: “E ka besuar atë qa ka zbritur nga Allahu, e ka besuar zbritjen prej Allahut dhe ka shpresuar që të ishte i ri, si dhe kjo ka qenë fillimi i shpalljes! Dhe kjo ka qenë fillimi i shpalljes!”
Për këtë arsye, llogaritet në mesin e sahabeve, Allahu qoftë i kënaqur me të, sepse e ka arritur Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e ka besuar si Pejgamber. E ka besuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue selem, e ka besuar si të Dërguar, e ka besuar që është prej Allahut dhe se ky është Xhibrili që i ka ardhë Musait, pra e ka besuar gjithë këtë!
Mirëpo, siç ka thënë Ibën Kethiri dhe dijetarët e tjerë: “Neufel ka ndërruar jetë pas këtij rasti për një periudhë të shkurtër, ka ndërruar jetë pas këtij rasti për një periudhë të shkurtër. Nuk i ka mbërri hollësitë që kanë ardhur në sheriatin islam, mirëpo e ka mbërri fillimin e Islamit, e ka pranuar dhe ka besuar në të!”
Ibën Haxher e ka përmendur në pjesën e parë të librit el-Isabeh, në të cilin ka thënë: “E ka përmendur Tabariu, Begaviu, Ibnul-Kani’, Ibnu Seken dhe të tjerët në mesin e sahabeve.”
Pra, ai, radijAllahu anhu llogaritet në mesin e sahabeve të Pejgamberit fisnik, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe radijAllahu anhum.
Pastaj, e ka transmetuar elHafidh Ibën Kethir, Allahu e mëshiroftë, një hadith për vlerën e Verek ibën Neufel. Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu, që: “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka parë në ëndërr në një formë të mirë” – “Që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka pa në ëndërr në një formë të mirë”.
E në një hadith tjetër, që: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “E kam parë priftin, Vereka ibën Neufel me rroba të bardha!” E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, ndonëse në zinxhirin e tij ka disa vërejtje, e ka bërë të dobët el-Alameh elAlbani, Allahu e mëshiroftë!
Mirëpo, veçse është vërtetuar në Mustedrek te elHakim, e ka bërë të saktë Dhehebiu, po ashtu Albani, nga hadithi i Aishës, nënës se besimtarëve, radijAllahu anha, që: “Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Mos e shani Verekan, sepse unë e kam pa, që ai e ka një apo dy xhenete!””
Ky hadith është i saktë dhe në të është dëshmia e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për Verekan me xhenet
Vereka siç e mësuam, Vereka ibën Neufel, nuk e mbërriti Islamin veçse në fillim dhe nuk i mbërriti hollësitë e tij, hollësitë e sheriatit, dispozitat e fesë, gjitha këto që erdhën më vonë. Hisja e tij prej Islamit është besimi i tij, se i Dërguari i Allahut është hak! I dërguar nga Zoti i botëve! Si dhe, feja të cilën e ka sjell është hak dhe e saktë! Gjithashtu ka shpresuar se, sikur ta mbërrinte Islamin duke qenë i ri në moshë, me qëllim për ta ndihmuar këtë fe dhe për ta përkrahur Pejgamberin fisnik, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!
| Shejh AbduRrezak elBeder, Allahu e ruajttë! |
Përktheu: Besim Gjelaj
https://youtu.be/NbrerofNZNk