Nuk lejohet zgjatja e mustaqeve!
Nuk lejohet zgjatja e mustaqeve!
Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar lënien e mjekrës dhe shkurtimin e mustaqeve, madje prerja e tyre sa më shkurt është më e mira. Ndërsa mbajtja e mustaqeve të gjata dhe zgjatja e tyre nuk lejohet, sepse bie ndesh me fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:
“Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat; kundërshtoni idhujtarët.” (Buhari dhe Muslim).
Po ashtu fjala e tij salAllahu alejhi ue selem: “Pritni (shkurtoni) mustaqet dhe lëshoni mjekrat; kundërshtoni mexhusët (adhuruesit e zjarrit).” (Muslimi).
Dhe fjala e tij salAllahu alejhi ue selem: “Kush nuk merr (nuk shkurton) nga mustaqet e tij, nuk është prej nesh.” (Nesaiu me zinxhir të saktë).
Në këto hadithe të sakta ka kërcënim të fortë dhe paralajmërim të qartë, gjë që e obligon muslimanin të ruhet nga ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem e kanë ndaluar dhe të nxitojë në zbatimin e asaj që kanë urdhëruar.
Nga kjo kuptohet se lënia e mustaqeve të gjata dhe mbajtja e tyre është mëkat dhe prej gjynaheve. Po ashtu rruajtja e mjekrës dhe shkurtimi i saj hyjnë në mesin e mëkateve që e pakësojnë dhe dobësojnë imanin, dhe ekziston frika e rënies së zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut mbi të (njeriun).
Nuk është e panjohur se zgjatja e mustaqeve dhe rruajtja e mjekrës janë përngjasim me mexhusët dhe idhujtarët, ndërsa është e ditur se përngjasimi me ta është i ndaluar, sipas fjalës së Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre.”
(Mexh’mu-ul-Fetawa 8/379)
Përktheu: Besim Gjelaj