Ky është Ramazani, hijet e të cilit tashmë janë duke u zvogëluar!
Dijetari i madh, el-Mual-limi el-Jemeni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ky është Ramazani, hijet e të cilit tashmë janë duke u zvogëluar, dhe ky është Shevali që pothuajse po shfaqet me hënën e tij. Prandaj shikoni mirë se me çfarë veprash të mira dhe me çfarë lutjesh të pranuara po e përcillni dhe po e mbyllni Ramazanin.
Sepse ndoshta shumë prej nesh nuk do ta arrijnë vitin tjetër; ose ndoshta do ta arrijnë, por nuk do të veprojnë në të ashtu siç po veprojnë tani. Andaj shfrytëzoni orët e mbetura të tij, sepse ato janë thesare shpërblimi.
Dhe kush e di, ndoshta Nata e Kadrit është në këto net që kanë mbetur. Nëse është kështu, atëherë aq më mirë; e nëse jo, atëherë e mira është e mirë kudo që gjendet, dhe vepra e mirë, kudo që bëhet, nuk ka asnjë pengesë (që ta arrijë shpërblimin e saj).”
(Athar el-Mual-limi al-Jemeni 45/22)
Përktheu: Besim Gjelaj