Humbja e vetëdijes gjatë agjërimit

Humbja e vetëdijes gjatë agjërimit

Pyetja:

Cili është gjykimi i humbjes së vetëdijes gjatë agjërimit?

Përgjigjja:

Humbja e vetëdijes ndahet në dy lloje:

Nëse humbja e vetëdijes është e shkurtër, si një ditë, një pjesë dite apo diçka e ngjashme me këtë, atëherë kjo krahasohet me gjumin.

Por nëse humbja e vetëdijes zgjat për një kohë të gjatë, si një muaj apo dy muaj, atëherë kjo konsiderohet si çmenduri, dhe atij i është ngritur lapsi (pra nuk ngarkohet me detyrime fetare gjatë asaj kohe).

Shejh Ahmed enNexhmi, Allahu e mëshiroftë!
(Fetawa esSijem f. 23–24)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button