Gjykimi i bastit!
Gjykimi i bastit!
Pyetja:
Disa njerëz vejnë bast dhe thonë: Në qoftë se është ashtu, do të jap një shumë (të holla) prej vlerës së tij dhe e kundërta. Këtë e quajnë bast. A është hallall apo haram?
Përgjigja:
Kjo nuk është hallall, përkundrazi është haram. Ky lloj basti bën pjesë në grupin e kumarit dhe bixhozit, për të cilin Allahu i Lartësuar ka thënë:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالْأَنْصَابُ وَالْأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“O besimtarë! Lëndët dehëse, të cilat turbullojnë mendjen; bixhozi, i cili u sjell humbje palëve që luajnë, altarët ku idhujtarët bënin kurban në shenjë madhërimi e adhurimi ndaj idhujve; dhe falli nëpërmjet shigjetës, të cilin e përdornin për të kërkuar fatin e caktuar në dijen e fshehtë të Allahut; të gjitha këto janë gjynahe të zbukuruara prej shejtanit, prandaj largohuni prej tyre, në mënyrë që të gëzoni një jetë me nder në këtë botë, si dhe mirësitë e Xhenetit në botën tjetër.”
| Maide 90 |.
Shembuj të kësaj janë:
Nëse ndodh kështu, t’i jap kaq.
Nëse realizohet kjo, t’i jap kaq.
Nëse vjen filani, ty të takojnë kaq.
Nëse nuk vjen, ti obligohesh me kaq.
Ose nëse ajo që e posedon ti është gurë apo ari, bien dakord për një shumë të caktuar.
Me një fjalë, të gjitha këto shembuj konsiderohen prej llojit të kumarit dhe bixhozit.
~ Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
| Nurun ala Dërb 19/300 |.
Përktheu: Besim Gjelaj