Çështja e nënvlerësimit të suneteve dhe të namazëve të rregullta vullnetare, dhe shkaqet që çojnë në këtë nënvlerësim

Pyetja:
Allahu ju dhëntë sukses! Shohim që shumë të rinj muslimanë shfaqin neglizhencë në çështjet e fesë, si sunetet e rregullta dhe të tjera, gjë që e zemëron zemrën e çdo musliman. Sipas mendimit tuaj, cilat janë shkaqet e kësaj neglizhence dhe cila është zgjidhja, Allahu ju dhëntë sukses?
Përgjigjja:
Shkaku i kësaj neglizhence është epshi dhe shejtani. Allahu i Lartësuar thotë: إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَنْ يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَعَنِ الصَّلاةِ
“Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit e Allahut dhe t’ju largojë nga namazi.” (Maide 91).
Shejtani i pengon bijtë e Ademit nga çdo vepër e mirë, veçanërisht nga namazi. Për ta kundërshtuar këtë, duhet forcë në besim ndaj Allahut të Plotfuqishëm dhe dëshirë për atë që është tek Ai, sepse kur njeriu e di se një e mirë shpërblehet dhjetëfish dhe se ajo është e ruajtur për të në një ditë kur ai ka më së shumti nevojë për të – ditë kur as pasuria, as fëmijët, as ndonjë ndërmjetësim nuk i bën dobi, përveç me lejen e Allahut të Plotfuqishëm – atëherë ai do të jetë më i kujdesshëm.
Kur njeriu mendon thellë se ai patjetër do ta takojë Allahun e Plotfuqishëm – siç ka thënë Allahu: يَا أَيُّهَا الإِنْسَانُ إِنَّكَ كَادِحٌ إِلَى رَبِّكَ كَدْحاً فَمُلاقِيهِ
“O ti njeri, vërtetë ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.” (Inshikak 6).
Të gjithë ne do ta takojmë Allahun e Plotfuqishëm dhe Ai do të na flasë. Kur njeriu beson vërtet në këtë, ai do të përgatitet për këtë takim.
Një tjetër shkak i kësaj neglizhence është edhe mashtrimet e shumta përmes mjeteve të informimit dhe të tjera përveç tyre (siç janë rrjetet sociale në kohën tonë), të cilat kanë bërë që zemrat të bëhen të ngurta – Allahu na ruajttë!
Prandaj, njeriu duhet të përpiqet për atë që i sjell dobi, të kërkojë ndihmë nga Allahu i Plotfuqishëm, të mos bëhet përtac, dhe të kërkojë qëndrueshmëri nga Allahu. Nëse shejtani e ngacmon, qoftë duke e demoralizuar nga ndonjë obligim apo duke e shtyrë drejt ndonjë ndalese, atëherë le të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar, Allahu i Lartësuar, thotë: وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ
“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu…” (Araf 200).
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Lika el-Babil-Meftuh 227)
Përktheu: Besim Gjelaj