A arrihet shpërblimi i natës së Kadrit, në qoftë se njeriu nuk e di në cilën natë është ajo?!

• Pyetja:

A e arrin njeriu shpërblimin e natës së Kadrit, nëse nuk e di kur është ajo?

•Përgjigja:

Po! Pa dyshim! Kurse, sa i përket asaj që disa dijetarë e thonë, se nuk e arrinë shpërblimin përveç ai që e ndjen atë, është thënie shumë e dobët!

Sepse, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush falet në natën e Kadrit me bindje dhe duke shpresuar në shpërblim”, nuk ka thënë: “Dhe duke e ditur atë”!

Sikur të ishte dituria ndaj saj, kusht për të arritur këtë shpërblim, do ta sqaronte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Sher’hul-Mu’mti’ 6/495-496 |

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button