Shkaqet e përhapjes se bidatit
Shkaqet të cilat kanë ndikuar në përhapjen e bidateve, janë si shkak i dukurive të më poshtme: injoranca ndaj çështjeve të fesë, pasimi i epshit, kapja me fanatizëm pas ideve dhe njerëzve, përngjasimi me jo besimtarë dhe imitimi i tyre. Do t’i cekim këto shkaqe në mënyre me të detajizuar:
E para: Injoranca ndaj çështjeve të fesë:
Sa me shumë që kalon koha dhe njerëzit largohen nga gjurmët e shpalljes, dituria pakësohet dhe përhapet injoranca. Ashtu siç ka treguar Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem për të në fjalën e tij: “Kush jeton prej juve do të shoh shumë mospajtime” (Tra. Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, kurse Tirmidhiu ka thënë: Hadith Hasen Sahih).
Gjithashtu fjala e tij, salAllahu alejhi ue selem: “Me të vërtetë Allahu nuk e heq këtë dituri përnjëherë nga robërit e Tij, mirëpo e heq diturinë duke ua marr jetën dijetarëve, sa që kur nuk mbetet asnjë dijetarë. Njerëzit për prijës (dijetarë që i pyesin) do t’i marrin injorantët. Ata do të pyetën dhe do të japin përgjigje (fetwa) pa dituri, devijojnë vet dhe i devijojnë të tjerët” (Xhamiul-Bejanul-Ilm, Ibën Abdul-Berr 1/180).
Nuk ka mundësi të rezistohet ndaj bidatit, përveç se me dituri dhe me dijetarë. E kur të humbët dituria dhe dijetarët, i jepet mundësia bidateve për tu shfaqur dhe për tu përhapur, kështu që njerëzit e dijës duhet të jenë me vigjilent dhe të punojnë me shumë.
E dyta: Pasimi i andjës;
Kush e refuzon Kur’anin dhe Sunetin, e pason andjën e vet, Allahu i Lartësuar thotë: فإن لم يستجيبوا لك فاعلم أنما يتبعون أهواءهم ومن أضل ممن اتبع هواه بغير هدى من الله
“E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakte prej Allahut, ndjek andjet e veta?…” (Kasas 50).
Po ashtu i Lartësuari thotë: أفرأيت من اتخذ إلهه هواه وأضله الله على علم وختم على سمعه وقلبه وجعل على بصره غشاوة فمن يهديه من بعد الله
“A e ke parë ti (Muhamed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë Allahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij. Më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë?…” (Xhathije 23).
Pra, bidatët janë struktura e thurjes së andjës dhe deshirave për të pasuar (nga të tjerët).
E treta: Kapja me fanatizëm pas ideve dhe njerëzve:
Kapja me fanatizëm pas ideve dhe njerëzve ndërhyn mes njeriut dhe pasimit të argumentit, si dhe njohjes së hakut. I Lartësuari thotë: وإذا قيل لهم اتبعوا ما أنزل الله قالوا بل نتبع ما ألفينا عليه آباءنا
“E kur u thuhet atyre (idhujtarëve) pranoni atë që Allahu e shpalli, ata thonë: Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!…” (Bekare 170).
Kështu është halli i shumë prej atyre fanatikëve në ditën e sotme, siç janë disa nga pasuesit e medh’hebeve të sufive dhe adhuruesve të varreve, kur ata ftohen për tek Kur’ani dhe Suneti, si dhe për tu larguar nga ajo që ata e ndjekin e që bie ndesh me Kur’an dhe Sunet. Ata argumentojnë me mendimet (medh’hebet) e tyre, me dijetarët e tyre, prindërit dhe etërit e tyre.
E katërta: Përngjasimi me jo besimtarë dhe imitimi i tyre:
Kjo me së shumti i shpie (njerëzit) në bidate, siç potencohet në hadithin e Ebi Uakid elLejthij, radijAllahu anhu, ku thotë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem, në Hunejn. E ne ishim rishtazi të larguar nga kufri (mosbesimi), kurse idhujtarët kishin një pemë që qëndronin pranë saj dhe i varnin armët e tyre në të, të cilën e quanin Dhetu Enuat. Kaluam pranë një peme dhe i thamë: O i Dërguar i Allahut, Na e bëj edhe neve një Dhatu Enuat ashtu siç e kanë ata (idhujtarët) Dhatu Enuatin? I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, na tha: Allahu Ekber, këto janë tradita (zakone)?! Tha,–pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im- ashtu siç i kanë thënë Beni Is’railët Musait: قالوا يا موسى اجعل لنا إلها كما لهم آلهة قال إنكم قوم تجهلون “…dhe thanë: O Musa, na e bën edhe ne një zot si zotët që i kanë ata (idhujtarët)! Ai (Musai) tha: Ju jeni popull që nuk dini” (‘Araf 138), do t’i pasoni traditat e popujve që ishin para juve” (Tra. Tirmidhiu dhe e ka bërë sahih).
Nga ky hadith kuptojmë se: Përngjasimi me jobesimtarë është ajo që i ka nxitur Beni Is’railët për të kërkuar një gjë të tillë kaq të shëmtuar.
Po ashtu, kjo i ka shtyrë sahabët e Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem, që të kërkojnë prej tij që t’iu bëj një pemë, e më pas të kërkojnë begati prej saj, pos Allahut të Lartësuar.
Kështu ndodh edhe në ditën e sotme, sepse, shumica e myslimanëve i imitojnë jo besimtarët në veprat e shpikura (bidate) dhe shirkijate, siç janë festimet e ditëlindjeve, festimi i ditëve dhe javëve me veprime të veçuara, festimet për ndodhi fetare dhe përkujtime, ngritja e statujave, mbajtja e përkujtimeve, tubimi në raste përvjetori të pikëllimit, bidatet e xhenazes, ndërtimet mbi varreza, e të tjera.
Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë!
(Akidetut-Teuhid f. 223-225)
Përktheu: Besim Gjelaj