Zekati i Fitrit (vitrat) nuk jepet në të holla (para)!
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Kur dikush vjen dhe thotë:
“Jo! Ta japim vlerën (paratë), sepse kjo është më e dobishme për të varfrin!”
Ky person gabon dy herë:
Gabimi i parë:
Ai kundërshton tekstin (hadithin), dhe kjo çështje ka të bëjë me adhurimin (ibadetin). Kjo është më e pakta që mund të thuhet për këtë.
Gabimi i dytë:
Kjo është shumë më e rrezikshme, sepse nënkupton se Ligjvënësi i Urtë – dhe Ai është Zoti i botëve – kur i shpalli të Dërguarit të Tij fisnik që t’ia bëjë obligim umetit dhënien e një sa‘ ushqimi, nuk e paska ditur interesin e të varfërve dhe të nevojtarëve ashtu siç e dinë këta që pretendojnë se dhënia e vlerës (parave) është më e mirë.
(Huda ue Nur, kaseta 274, minuta 18:12)
Përktheu: Besim Gjelaj
