Udhëtimi i zemrës drejt Allahut, të Lartësuarit dhe të Madhëruarit!

Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur Musa udhëtoi te Hidri, në rrugën e tij ndjeu lodhje dhe uri. Prandaj i tha djaloshit të tij: ﺁﺗِﻨَﺎ ﻏَﺪَﺍﺀﻧَﺎ ﻟَﻘَﺪْ ﻟَﻘِﻴﻨَﺎ ﻣِﻦ ﺳَﻔَﺮِﻧَﺎ ﻫَﺬَﺍ ﻧَﺼَﺒﺎً

“Na jep drekën tonë, sepse jemi lodhur nga ky udhëtimi ynë.” (Kehf 62).

Kjo sepse ishte një udhëtim drejt një krijese.

Ndërsa kur Zoti i tij i caktoi takim për tridhjetë net dhe ia plotësoi edhe me dhjetë të tjera, ai nuk hëngri gjatë tyre dhe nuk ndjeu as uri e as lodhje.

Kjo sepse ishte një udhëtim drejt Zotit të tij, të Lartësuar.

Kështu është edhe udhëtimi i zemrës dhe ecja e saj drejt Zotit të vet: Nuk gjen në të nga mundimi dhe lodhja atë që e gjen në udhëtimin e saj drejt disa prej krijesave.”

(Bedai‘ul-Feuaid 2/212)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button