Pyetje dhe përgjigje rreth kurbanit!
Pyetje dhe përgjigje rreth kurbanit!
1-Cila është arsyeja e ndalimit të shitjes së ndonjë pjese nga pjesët e kurbanit të bajramit apo kafshës që theret në Meke?
Përgjigja:
Arsyeja është se ai është dhuruar për hir të Allahut, dhe çfarëdo që njeriu e dhuron për Allahun, nuk i lejohet ta kthejë në pronësi apo të përfitojë prej tij më pas. Për këtë arsye, nuk i lejohet as atij që ka emigruar nga një vend i shirkut të kthehet për të jetuar atje, sepse ka dalë prej tij për hir të Allahut, edhe nëse e ka dashur atë vend. Prandaj, nuk i lejohet të kthehet te ajo që e do, pasi e ka lënë për hir të Allahut.
(Sherhul-Mumti‘ 7/474)
2-A lejohet shitja e kurbanit të bajramit apo kafshës që theret në Meke pasi të jetë përcaktuar për therje?
Përgjigja:
Nëse është përcaktuar për kurban të bajramit apo për kafshën që theret në haxh, nuk lejohet ta shesë, sepse ajo tashmë veçse është sadaka për hir të Allahut – njësoj si vakfi, i cili nuk mund të shitet. Edhe robi, nëse lirohet nga skllavëria, nuk mund të shitet më. Prandaj, nuk lejohet shitja e tij në asnjë rrethanë, madje edhe nëse dobësohet apo është në gjendje të keqe, nuk i lejohet ta shesë.
(Sherhul-Mumti‘ 7/469)
3-Cili është gjykimi për atë që e vonon therjen e kurbanit qëllimisht derisa i kalon vakti i therjes?
Përgjigja:
Në qoftë se e vonon qëllimisht, therja e kurbanit më pas nuk i bën dobi, si dhe as nuk urdhërohet me therjen e tij, bazuar në fjalën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: “Kush bën ndonjë vepër që nuk është nga çështja jonë, ajo është e refuzuar”
(Sherhul-Mumti‘ 7/465)
4-Cili është gjykimi për atë që e vonon therjen e kurbanit me arsye derisa i kalon vakti i therjes?
Përgjigja:
Në këtë rast e bën therjen, sepse e ka vonuar me arsye, si rrjedhojë, i tilli konsiderohet sikur ai për të cilin Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kujt i ikë namazi si shkak i gjumit ose harresës, le ta falë sapo ta kujtojë; nuk ka shpagim për të përveç kësaj.”
(Sherhul-Mumti‘ 7/465)
5-A lejohet që kasapit t’i jepet diçka si formë pagesë?
Përgjigja:
Nëse dikush thotë: “Ma ther këtë kurban,” dhe therja zakonisht kushton dhjetë rijalë, e ai i thotë: “Do të të jap nga mishi i saj në vlerë të pesë rijalëve dhe pesë të tjera në para,” atëherë kjo nuk lejohet, sepse në këtë mënyrë ai e ka shitur atë që me të është afruar te Allahu – mishin – përkundrejt një shpërblimi. Dhe shpërblimi për shërbimin (pagesa) konsiderohet i njëjt si çmimi i një shitjeje; kështu, ai me këtë veprim është sikur e ka shitur mishin që e ka e bërë kurban për Allahun, (gjë që është e ndaluar).
(Sherhul-Mumti‘ 7/473)
6- A lejohet të shitet lëkura e kurbanit të bajramit apo kafshës që theret në Meke, apo ndonjë pjesë e trupit të tyre?
Përgjigja:
Nuk lejohet të shitet lëkura e tyre pas therjes, sepse e gjithë kafsha është caktuar për Allahun me të gjitha pjesët e saj. E çfarëdo që është caktuar për Allahun, nuk lejohet që të merret kompensim për të.
Po ashtu, nuk lejohet të shitet asnjë pjesë e trupit të tyre, si: mëlçia, këmbët, koka, stomaku apo ndonjë pjesë tjetër e ngjashme.
(Sherhul-Mumti‘ 7/474)
7-A lejohet që i vdekuri të përfshihet në nijet si pjesëmarrës në kurban?
Përgjigja:
Disa e mbështesin këtë me faktin se transmetohet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem “Ka bërë kurban për veten dhe për familjen e tij” dhe në familjen e tij përfshihen edhe gratë e tij që kishin vdekur dhe ato që ishin ende gjallë. Po ashtu, ai ka bërë kurban për umetin e tij, në të cilin përfshihen edhe ata që kanë vdekur dhe ata që ende nuk kanë lindur.
Por, që të bëhet kurban për të vdekurin në mënyrë të pavarur (vetëm për të), nuk di të ketë bazë të saktë në sunet.
(Sherhul-Mumti‘ 7/423)
8-A vlen për kurban kafsha që ka veshin ose bririn e dëmtuar – elAdbaaë?
Përgjigja:
Me fjalën elAdbaaë, është për qëllim kafsha që i mungon shumica e veshit ose bririt, qoftë në gjatësi apo në gjerësi. Parimisht nuk ndalohet përderisa nuk ka argument që e ndalon, mirëpo është e urryer (mekruh).
(Sherhul-Mumti‘ 7/434)
9-A vlen për kurban kafsha pa bisht – elBetraaë?
Përgjigja:
elBetraaë është ajo kafshë që nuk ka bisht. Pra, kjo kafshë që s’ka bisht që nga lindja apo e ka të prerë më pas, është e vlefshme për kurban, njësoj si në rastin e veshit.
(Sherhul-Mumti‘ 7/435)
10-A lejohet therja e kafshës se tredhur për kurban, por që nuk i është prerë organi gjenital? Dhe pse?
Përgjigja:
Kafsha e tredhur është ajo të cilës i janë prerë testikujt. Therja e saj është e vlefshme dhe e lejuar për kurban, edhe pse ajo konsiderohet me njëfarë mangësie në krijim.
Madje disa thonë: Arsyeja është se heqja e testikujve është në të mirë të kafshës, sepse kjo e bën mishin e saj më të mirë dhe më të shijshëm. Dhe ka ardhur në një hadith të saktë se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem “Ka therur dy desh të tredhur”, të cilëve u ishin prerë testikujt.
(Sherhul-Mumti‘ 7/436)
11-Cili është gjykimi për shqiptimin bismil-Lahit para therjes së kafshës?
Shqiptimi i bismil-Lahit me rastin e therjes se kafshës është kush për vlefshmërinë e therjes. Kjo do të thotë se nuk lejohet të hahet mishi i një kafshe e cila është therur pa e përmendur emrin e Allahut, qoftë kjo:
1-me qëllim,
2-nga harresa,
3-apo për shkak të padijes.
Kjo është për arsye se shqiptimi i bismil-Lahit është kush (shart), dhe kushtet nuk bien poshtë as me qëllim, as nga harresa, as për shkak të padijes.
Allahu i Lartësuar, thotë: ولا تأكلوا مما لم يذكر اسم الله عليه “Mos hani (o besimtarë) nga ajo (mishi) mbi të cilën nuk është përmendur emri i Allahut.” (En’am 121).
Ky është edhe mendimi i Shejhul-Islam Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë.
(Sherhul-Mumti‘ 7/443)
12-Çfarë duhet të thotë ai që ther kafshën (kurbanin)?
Përgjigja:
Ai duhet të thotë: “Bismil-Lah, Allahu Ekber” (“Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi”).
Argumenti për domosdoshmërinë e shqiptimit të këtyre fjalëve është hadithi i Enesit radijAllahu anhu në dy koleksionet e sakta (Buhariu dhe Muslimi), ku thuhet se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e përmendi emrin e Allahut dhe bëri tekbir (tha: “Allahu Ekber”) në momentin e therjes.
(Sherhul-Mumti‘ 7/453)
13-Çfarë thotë ai që ther kurbanin pas bismil-Lahit dhe tekbirit?
Përgjigja:
Ai thotë: اللَّهُمَّ هَذَا مِنْكَ وَلَكَ “O Allah, kjo është prej Teje dhe për Ty!” (Allahumme hedhe minke dhe leke).
اللَّهُمَّ تَقَبَّلْ مِنِّي، اللَّهُمَّ هَذَا عَنِّي وَعَنْ أَهْلِ بَيْتِي “O Allah, pranoje prej meje! O Allah, kjo është nga unë dhe nga familja ime!” (Allahumme hedhe minnii. Allahumme hedhe annii ue an ehli bejtii).
(Sherhul-Mumti‘ 7/453)
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Besim Gjelaj