Përle nga shejh Rebia!
Shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Vallë, a them: ndiqni metodologjinë (men’hexhin) time, apo metodologjinë e Librit të Allahut dhe Sunetit?
A i thërras unë njerëzit në men’hexhin tim, apo në metodologjinë e Allahut, të të dërguarit, të pejgamberëve, të sahabëve, tabiinëve dhe selefëve në përgjithësi?
Unë nuk kam një men’hexh të veçantë. Prandaj, në të gjitha shkrimet e mia them: Ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, dhe sjell shpjegimin e selefëve dhe ndjekjen e tyre në këtë rrugë.”
(Edh-Dheria 2/591)
Përktheu: Besim Gjelaj