Njeriu do të jap llogari për çdo fjalë dhe vepër.

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

Njeriu do të jap llogari për çdo fjalë dhe vepër, ashtu siç thotë Allahu i Plotfuqishëm:

ما يَلْفِظُ مِنْ قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ

“Dhe për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetës një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë)”
(Kaf 18).


Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

فَوَرَبِّكَ لَنَسْأَلَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ * عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Ashtu, është e vërtetë, për Zotin tënd, se Ne do t’i pyesim ata të gjithë. Për gjithçka që kanë bërë”
(Hixhr 92-92).

O besimtarë, ki kujdes e mos të mashtroj shejtani që ti mos ti vërtetosh gjërat dhe lajmet dhe kështu të bie në situata që përfundimin nuk e kanë të mirë. T’i biesh pishman në kohën kur nuk të bën dobi pendimi.

Dije o vëlla, së shejtani mundohet të fus fitne dhe armiqësi mes besimtarëve, si dhe mundohet ta preokupoj besimtarin me çdo gjë që ia pakëson të mirat e tij në qoftë së nuk mund ta fus në bidat dhe mëkat.

Siç thotë Allahu i Lartësuar:

إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمْ عَدُوٌّ فَاتَّخِذُوهُ عَدُوًّا ۚ إِنَّمَا يَدْعُو حِزْبَهُ لِيَكُونُوا مِنْ أَصْحَابِ السَّعِيرِ

“Me të vërtetë, shejtani është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të
zjarrit të përflakur”
(Fatir 6).

Është një çështje tejet e rëndësishme që duhet kushtuar vëmendje, ajo është: mënyra e bukur dhe e mirë në thirrje për tek Allahu i Lartësuar dhe në urdhërimi për të mirën dhe ndalim nga e keqja, si dhe në këshillim.

Andaj, për dijetarët dhe kërkuesit e dijës, për çdo besimtarë dhe besimtarë, duhet ta përdorin mënyrën e mirë në gjitha çështjet, sepse çështja e urdhërimit, ndalimit dhe këshillës është çështje e madhe dhe nuk lejohet të keqpërdoret me ndonjë mënyrë të keqe, për këtë arsye Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar robërit e Vet për përdorimin e mënyrës së mirë gjatë thirrjes.

Allahu i Plotfuqishëm thotë:

ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ

“Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…” (Nahl 125).

Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَا تُجَادِلُوا أَهْلَ الْكِتَابِ إِلَّا بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِلَّا الَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْهُمْ

“Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë…”
(Ankebut 46).

Allahu i Lartësuar thotë:

وَقُلْ لِعِبَادِي يَقُولُوا الَّتِي هِيَ أَحْسَنُ إِنَّ الشَّيْطَانَ يَنْزَغُ بَيْنَهُمْ إِنَّ الشَّيْطَانَ كَانَ لِلْإِنْسَانِ عَدُوًّا مُبِينًا

“E ti (Muhamed) robërve të Mi thuaju: “Le të thonë atë që është më e mira, sepse djalli ndërsen mes tyre,
e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”
(Isra 53).

Allahu i Lartësuar thotë:

فَبِمَا رَحْمَةٍ مِنَ اللَّهِ لِنْتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنْتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانْفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ

“Ti ishe i butë ndaj tyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të largoheshin prej teje…”
(Ali Imran 159).

E ajetet që e përmbajnë këtë tematikë janë të shumta.

Përfundimisht themi: Mënyra e mirë në thirrje, këshillim, urdhërimi për të mirë dhe ndalim nga e keqja është nga shkaqet e pranimit (të vërtetës) dhe jo refuzimit, e kundërta e kësaj është mënyra e keqe, e cila shkakton refuzimin!

Për këtë arsye Allahu i Lartësuar ua bëri me dije besimtarëve këtë çështje në ajetet që i cekëm më sipër dhe në të tjera.

Andaj, është obligim për thirrësit në rrugën e Allahut të Lartësuar që të përqendrohen në këtë çështje, fillimisht ta vështrojnë çështjen mirë derisa të binden a është kjo gjë e mirë apo e urryer.

(Mexh’mu’ul-Fetawa 7/248)

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Back to top button