Kush e agjëron Ramazanin..
Shkalla e hadithit: “Kush e agjëron Ramazanin…”
Pyetësi:
Cila është kategoria e hadithit: “Kush e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, është sikur ai që lind nga nëna e vet”?
Shejhu:
Ky është nga hadithet e sakta, që e ka transmetuar imam Muslimi në koleksionin e tij. Dhe kjo është nga ato dispozita që thuajse të gjithë fukahatë është dashur ta kuptojnë ashtu si duhet. Por, me keqardhje nuk e kanë kuptuar me kuptim të saktë.
Transmetohet nga imam Maliki, se ai e ka urryer agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit. Por, shumica e dijetarëve kanë argumentuar kundër tij me këtë hadith. Dhe ky është argument pa dyshim, argument i prerë. Dhe disa dijetarë kanë transmetuar nga imam Maliku një arsyetim se, përse e ka urryer imam Maliku agjërimin e këtyre gjashtë ditëve.
Arsyeja është që njerëzit mos të mendojnë që kjo është obligim (vaxhib). Sidomos duke e patur parasyshë që këto ditë vijnë menjëherë pas Ramazanit. Mes tyre dhe Ramazanit i ndan vetëm dita e Bajramit. Andaj, nga frika që njerëzit do të mendojnë së agjërimi i këtyre gjashtë ditëve është obligim, imam Maliku e ka ndaluar apo e ka urrejtur agjërimin e tyre.
Kuptimi i asaj që e transmetojnë këta dijetarë duke ia referuar Malikut, Allahu e mëshiroftë, nënkupton që ai nuk e urrenë ligjshmërinë e agjërimit të këtyre gjashtë ditëve në esencë. Ai pajtohet me shumicën e dijetarëve që e pëlqejnë agjërimin e këtyre ditëve, mirëpo e urren agjërimin e tyre çdo here dhe nga çdo kush. Që do të thotë: Çdo kush që e agjëron Ramazanin, i agjëron edhe gjashtë ditët e Shevalit, agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit kaq afër Ramazanit të mos konsiderohet si plotësim i tij! Për këtë është frikësuar Maliku, andaj edhe e ka urryer!
Nuk ka dyshim se mendimi i tij ka arsye në aspektin e rregullave të Usulu Fikhut. Kanë patur një mendim të ngjashëm disa dijetarë hanefij për një çështje tjetër. Siç është leximi i përhershëm i imamit në namazin e Sabahut, ditën e xhuma, suret Sexhdeh dhe Dehr.
Fukahatë hanefij e kanë potencuar së imami duhet ndonjëherë mos t’i lexojë këto sure, kështu që mos të mendojnë njerëzit së leximi i këtyre dy sureve është prej obligimeve apo prej shtyllave të namazit të Sabahut ditën e xhuma.
Në realitet, siç kemi thënë, dhe duke e ditur se pak janë ata që ua tërheqin vërejtjen të tjerëve, në shumë vende islame kjo zë vend, për këtë ka frikë ose ka pas frikë se disa njerëz nga masa e thjeshtë do të mendojnë së agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është çështje e detyruar.
Atëherë, është obligim ndaj disa dijetarëve që t’i përmbahen kësaj dhe njëkohësisht ta bëjnë të qartë këtë çështje duke e sqaruar nëpër hytbe, nasihate dhe mësime që ky agjërim nuk është nga çështjet e detyruara (vaxhib), por është nga çështjet e pëlqyera.
shejh Albani, Allahu e mëshiroftë!
https://www.alathar.net/home/esound/index.php?op=codevi…
Përktheu: Besim Gjelaj