Kujt Allahu ja do të mirën i jep kuptim në fe!
بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ
Shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e ruajtë, thotë:
“Të kuptuarit në fe, koncepti i tij përmbledhës sipas sheriatit:
“Kujt ja do të mirën Allahu, i jep kuptim në fe.””
| Hadith |.
“Njerëzit nga fikhu kuptojnë atë që ka të bëjë me fikhun e degëzimeve (elfuru’), kështu që tek disa kur të thuhet fikh, ata kuptojnë librat e degëzimeve në fikh, ama ky është kuptim i mangët!
Me fikh, fillimisht është për qëllim akideja dhe teuhidi, ndonëse kjo është para së gjithash dhe çështja më e lartë, sepse vlera e diturisë varet prej vlerës dhe njohurive të saja. Ndërsa, dituria më e mirë dhe më e vlefshme është dituria e Teuhidit, përmes së cilës u mësohen njerëzve cilësitë e Zotit të tyre, cilësitë e përkryera të Tij dhe më këtë ftohen për tek njëshmëria e Tij, adhurimi ndaj Tij dhe përkushtimi me sinqeritet në fenë e Tij.
Prandaj, mësimin dhe kuptimin e Teuhidit e marrim nga libri i Allahut dhe nga suneti i të Dërguarit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, si dhe nga të kuptuarit e muslimanëve tonë të parë të mirë (selefus-salih). Gjithashtu, mësojmë nga të gjithë kapitujt e diturisë, për hallallin dhe haramin, për adhurimet (ibadetet), për sjelljet (muamelat), për politikën, për ekonominë dhe për të gjitha.
Të gjitha këto, lavdia i takon Allahut, janë më bollëk në atë që e ka sjellë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Prandaj, kur thuhet fikh, është për qëllim çdo gjë që ndërlidhet me fenë dhe dynjanë tonë, dhe mbi të gjitha në kulm të saj është dituria e Teuhidit.
Askush nuk mjaftohet pa diturinë e Teuhidit dhe është e domosdoshme. Ndodh që disa njerëz thellohen në dituri dhe arte të ndryshme, mirëpo nuk kanë njohuri për këtë dituri, pra diturinë të cilën e ka sjell Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Aq sa, shumë prej njerëzve i shohim të fuqishëm në gjuhë, në fikh, në filozofi dhe në logjikë, mirëpo të tillët, pasha Allahun, nuk e dinë kuptimin e fjalës “La ilahe il-lAllah”, e ky është Teuhidi me të cilin i dërgoj Allahu të gjithë pejgamberët që nga i pari e deri tek i fundit prej tyre!”
| Merhaban ja talibul-ilm f.243-244 |
Përktheu: Besim Gjelaj