Gjykimi i grevës së urisë!

بِسْمِ اللهِ الرَّحْمٰنِ الرَّحِيْمِ

Pyetja:

Në pyetjen e tij të dytë, pyetësi pyet për çështjen e grevës, duke thënë: Shpeshherë dëgjojmë në radion dhe lexojmë nëpër gazeta se disa njerëz bëjnë grevë urie, si protestë ndaj disa rregullave dhe kryesisht të tillët janë të burgosur. Cili është gjykimi i atij që vdes nga greva e urisë?

Përgjigja:

Ai që vdes duke bërë grevë urie konsiderohet vrasës i vetës dhe veprues i asaj që është e ndaluar. Kjo sepse Allahu i Lartësuar thotë:

“…dhe mos e mbytni veten tuaj.
Vërtetë, Allahu është i mëshirshëm për ju”

(Nisa 29).

Dihet farë mirë, se ai që privohet nga ushqimi dhe pija, doemos do të vdes. Andaj, bazuar në këtë, ai konsiderohet vrasës i vetës. Kështu që, nuk i lejohet njeriut të mbajë grevë urie dhe grevë të pirjes deri në atë masë sa që do të vdes. Kurse, nëse mban grevë deri në atë masë që nuk ia cenon jetën dhe nëse ky është shkaku i vetëm përmes të cilit e eviton padrejtësinë; apo e kthen hakun e vet, nuk ka të keqe. Në qoftë se gjendet në atë vend që ky veprim është shkak për ta evituar padrejtësinë; apo përmes tij e merr hakun e vet, atëherë nuk ka të keqe. Por, (protestimi) të arrijë deri në atë masë sa të rrezikojë jetën, kjo nuk lejohet në asnjë mënyrë.

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

https://binothaimeen.net/content/6673
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button